Kisa Orthodhokse e Shqipërisë dhe klerikët e saj, në këto vite të Ri- ngjalljes së madhe, janë bërë shpesh pre e sulmeve, shpifjeve dhe deni- grimeve pa precedent nga disa media të shkruara apo vizive: sulme, shpifje, të cilat gjithmonë kanë pa- sur një linjë të qartë antiorthodhokse.
Kohët e fundit e njëjta histori antiorthodhokse u përsërit, por në një formë më fyese, në disa progra- me në Top-Chanel. Ne përgëzoj- më çdo njeri ose media që ndih- mon në zbardhjen e së vërtetës. Por kur mbi këtë të vërtetë ndërtohet një propagandë, kjo nuk i shërben më asaj. Një veprim i pamoral- shëm i ndonjë kleriku dënohet nga kanunet e Kishës dhe nga morali i saj shumë më ashpër se nga të gjitha institucionet e tjera. Por nga mëny- ra se si u trajtua një veprim i tillë, u kapërcye shumëfish dimension! normal i informacionit publik dhe u kthye në një propagandë ekstre- me antiorthodhokse, e qëllimshme dhe dashakeqe. Edhe më naivi nuk mund ta besojë se qëllimi i tyre ish- te e vërteta. Për një rast negativ dhe të veçuar u fol dhe u stërfol me ditë të tëra; ndërsa për kontributet dhe veprimtarinë e palodhur dhe të pakursyer të Kishës Orthodhokse dhe të klerikëve të saj, në shërbim të të gjithëve, për paraqitjen e së cilës madje nuk nevojiten as ka- mera të fshehta, mbahet një heshtje e plotë.
Ne ndihemi jashtëzakonisht të lënduar nga mënyra se si u abuzua me ngjarjen dhe se si fërkohej bar- ku nga gëzimi për atë që duhej të derdhej lot. Këto na kujtuan se akoma edhe sot në një pjesë të nje- rëzve të këtij vendi ekziston urrej- tja dhe keqdashja kundër komuni- tetit të krishterë orthodhoks. Ata nuk duhet të harrrojnë se janë pikë- risht duart e pastra të këtyre kleri- këve, të cilët kanë krijuar ikonat e famshme dhe kanë shkruar kodikët e mrekullueshëm (nga të paktat gjëra me të cilat mburret e gjithë Shqipëria), duke dhënë kështu një kontribut të pashembullt në histori- në, kulturën, arsimin dhe shkrimin shqip.
Nëse dikush kryen veprime të pamoralshme, këto nuk duhet të amplifikohen me mënyra rrugaçë- rie dhe me skeçe të turpshme, duke i kthyer në një agresion kundër komunitetit, nëpërmjet talljes, po- shtërimit dhe denigrimit të imazhit
të klerikëve të tij. Si gazetarë dhe si artistë ata duhet ta dinë mirë se në skeçe kritikohen ato gjëra që janë tipike dhe jo raste të veçuara dhe individuale. Ai klerik nuk ki- shte asnjë lidhje me Kishën tonë dhe gazetarët e Top-Chanel e dinin mirë këtë, por edhe nëse do të ishte një klerik i yni, sepse asnjë komunitet nuk mund të jetë i imu- nizuar nga raste të tilla, tipizimi i gjithë klerikëve të tillë, në një mënyrë që do ta kishin zili edhe komisarët e zellshëm të komuniz- mit, tregon qëllimin e vërtetë të autorëve të tij.
Një fyerje dhe provokacion i ti- llë kundër një komuniteti mund të marrë përpjesëtime të gjera dhe pasoja të paparashikueshme. Kjo nuk shërben në ruajtjen e harmoni- së dhe tolerancës ndërfetare, për të cilën ne mburremi.
Në kohën kur ne përpiqemi të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet komunite- teve, si brenda ashtu dhe jashtë ve- ndit, propaganda të tilla fyese dhe përçarëse nuk i shërbejnë askujt, as atyre që i bëjnë. Ne kemi nevojë për paqe dhe për miq, dhe jo për sherre dhe për armiq.
Komuniteti orthodhoks i Kor- çës, një komunitet me traditë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat, si edhe të gjithë or- thodhoksët e Shqipërisë, e kanë perceptuar këtë si një sulm që i bëhet atyre dhe duke u ndjerë të fyer, kërkojnë që të protestohet fort kundër kësaj fushate dashakeqe, fyese dhe përçarëse, që bëhet nga njerëz të papërgjegjshëm dhe nga ndonjë grupim politik që qëndron mbrapa tyre. Këtë protestë e ndjej- më edhe si obligim moral ndaj pa-
raardhësve tanë, të cilët me aq mund e sakrifica e ruajtën besimin dhe moralin orthodhoks.
Gjithashtu na shqetëson indife- renca e politikës shqiptare dhe e parlamentarëve tanë, një pjesë e tyre edhe orthodhoksë. Në raste të tilla, jo vetëm të krishterët ortho- dhoksë, por të gjithë njerëzit normal dhe të ndershëm kanë rea- guar. Në këtë prag zgjedhjesh, do të donim t’i kujtonim forcat e ndry- shme politike parlamentare se vota jonë do të jetë shumë e ndërgjegj- shme dhe do të mbështesë vetëm ata përfaqësues që përpiqen për begatinë e këtij vendi, që ruajnë harmoninë fetare dhe që respek- tojnë klerikët tanë, të cilët meritoj- në shumë më tepër.
Në emër të Komunitetit Orthodhoks i bëjmë thirrje të gjithë opi- nionit të shëndoshë mbarëkombë- tar, që të solidarizohet me prote- stën tonë, për t’i dhënë fund kësaj propagande përçarëse dhe antiko- mbëtare.
θΕοοαλονίκ·! 14/11/2001
ΑριΟυ.Πρωτ. ΙΟ^ιΊΡΤ.
Besimtarët orthodhoksë nuk i
tremben shpifjeve
Deklaratë