EmailFacebookKontakt

Kisha e Kryeengjejve ne Gjirokaster – e drejte ende e mohuar

KISHA E KRYEENGJËJVE NË GJIROKASTËR

– e drejtë ende e mohuar –

Indiferenca kronike e autoritetit bashkiak të Gjirokastrës, e kombi- nuar shpeshherë me synime gra- bitjeje ose shfrytëzimi të pasurisë kishtare, e ka shndërruar zonën pë- rreth kishës së shenjtë të Kryeen- gjëjve, në lagjen Varrosh të Gjiro- kastrës, në territorin më të rrënuar urbanistik të qytetit.

Kjo indiferencë lidhet me pa- drejtësinë historike që u bë pas vitit 1967, kur deklarimin zyrtar të shtetit si ateist, e shoqëroi shtetë- zimi i pasurisë kishtare, dhe kjo procedurë përfshiu madje edhe varrezat e të krishterëve orthodho- ksë, që ndodheshin në zonën pë- rreth Kishës së Taksiarhëve (Krye- engjëjve).

Në këtë kuadër, ato i shkulën me buldozer, me pretekstin se do të riorganizonin urbanizimin e zonës. Kështu u realizua një krim i trefishtë: nga njëra anë u shtetë- zua prona e kishës; së dyti, u shka- tërruan varret e parardhësve të Ko- munitetit Orthodhoks të qytetit, që do të thotë përpjekje për të zhdukur një dëshmi historike dhe shpirtë- rore. Gjithashtu, bëhet fjalë për një ndërhyrje të pastudiuar, pa kritere që në vend që të ngrinte vlerat e zonës, e shndërroi atë në një she- mbull për t’u shmangur urbani- zimi. Nga një mjedis me pemë dhe ku ta kishte ënda të shkoje, u kthye në një grumbull të shëmtuar ndër- timesh pa kriter, ngritur mbi kocka njerëzish, pasi nga nxitimi mjaft prej eshtrave nuk u arrit që të hi- qeshin.

Duket, pra, qartazi që e gjithë kjo histori e përshkruar shkurti- misht synonte qartazi në shthurjen

e plotë të Komunitetit Orthodhoks të qytetit, gjë që e vërtetojnë plotë- sisht edhe zhvillimet paskomu- niste.

Në territorin përreth kishës (për më tepër monument kulture me vlera të papërsëritshme), në kohën e regjimit komunist u ndërtuan godina joestetike për shkolla, kon- vikte, magazina etj. si dhe terrene

sportive. Kështu Komisioni i fam- shëm i Kthimit të Pasurive në vitin 1994, të vetmen gjë që u ktheu orthodhoksëve ishte kisha, e cila gjatë persekutimit ishte shndërruar në depo dhe nga kjo pikëpamje ishte në gjendje të mjeruar. Nga rreth 11 dynymë, pra, në zonën me intensitet zhvillimi, shteti i ktheu kishës vetëm rreth 500 metra ka- trorë të godinës!

Në vazhdim nga ana e Krye- piskopit Anastas u krye një punë kolosale për rikonstruksionin e ki- shës së Taksiarhëve, gjë e cila dha rezultatet e veta. Sot kjo kishë

është rikonstruktuar me metodat shkencore dhe bashkëkohore dhe funksionon si një qendër shpirtëro- re që me kryerjen e mi stere ve hyj- nore dhe shërbesave të Kishës sonë të shenjtë rrezaton në gjithë mjedi- sin gjirokastrit.

Ndërkaq madhështia e këtij mo- numenti kishtar dhe kulturor që- ndron larg rrezatimit që i përket

dhe promovimit dhe nuk krijon lehtësirat e nevojshme për besim- tarët orthodhoksë dhe kjo sepse akoma është i rrethuar nga ndërte- sat publike, një pjesë e mirë e të cilave janë rrënoja të rrezikshme dhe antiestetike.

Përveç shkollës që funksionon, Drejtoria Arsimore mban akoma peng një sipërfaqe të madhe me mbeturiana ish-magazinash, që sot janë të papërdorura.

Autoritetet lokale dhe të arsimit tregojnë gjithashtu një indiferencë të pashpjegueshme për një bashkë- veprim me synim përmirësimin e

të gjithë territorit, që të realizohet rrethimi, me synim që fëmijët e konviktit të ndjejnë siguri më të madhe ndërsa në shkollë program! mësimor të realizohet më me qe- tësi.

E ndërsa manifestohet gjithë kjo neglizhencë fyese ndaj kër- kesave të Komunitetit Orthodhoks, akoma nga ana e autoritetit bash-

kiak bëhet veshi i shurdhër për dhënien e një trualli të vogël për ndërtimin e kishës për varrezat, një kërkesë sistematike kjo e ortho- dhoksëve.

Ligji i pronave përcakton me rreptësi që kur godinat shtetërore që janë ndërtuar mbi pronë të huaj dhe nuk përdoren për qëllimin fillestar i kthehen ish-pronarit. Në këtë kuadër do të duhet që nga ana e komunitetit të enorisë historike të “Taksiarhut” në Varrosh të shto- hen përpjekjet.

Korresp. i “Ngjalljes”