Në dhjetëditorin e fundit të shkurtit në Gjenevë u zhvillua mbledhja e Komitetit Qendror të KBK, mbledhja e fundit para asa- mblesë së Porto Alegres – Brazil, në vitin 2006. Përgatitja e kësaj asambleje ka të bëjë me përballi- min e sfidave të reja, duke kufizu- ar disa veprimtari, por njëkohë- sisht duke rritur cilësinë e gjithë punës së KBK, duke gjetur mbë- shtetje në rrënjët më të thella të spiritualitetit të krishterë.
Aspekt themelor i ndryshimeve që po përjeton KBK ishte ndryshi- mi i rregulloreve dhe adoptimi i modelit të vendimmarrjes me konsensus. Ky modifikim do të lejojë forcimin e pjesëmarrjes dhe anga- zhimin e kishave anëtare.
Nevoja e këtij ndryshimi u shfaq gjatë punimeve të komisionit special për pjesëmanjen e kishave ortho- dhokse në KBK. Komisioni kërkoi mjete për të suguruar që zëri i or- thodhoksëve të ishte i ndjeshëm në
vendimet e Këshillit Botëror të Kishave. Sistemi “parlamentar” sillte atë, që zëri i minorancave rregu- llisht humbës gjatë një votimi, ndaj duhej gjetur një alternativë. Ndaj komisioni i kushtoi një dokument nevojës për konsensus. Ky tekst kaloi mjaft etapa shqyrtimi në gji- rin e organizatës, duke u pasuruar me elementë të rinj.
Ndërkohë mjaft komisione të KBK kishin nisur të punojnë sipas këtij modeli, ndërsa të tjerë ishin në proces testimi. Më në fund, gja- të mbledhjes së Komitetit Qendror, më 21 shkurt, u paraqit dhe u apro- vua një propozim, i cili e bën pro- cedurën e kërkimit të konsensusit rregull për çështjet kryesore.
Korresp. i “Ngjalljes”