EmailFacebookKontakt

Nga shenjtoret e muajit – Senufi, oshenar (25 mars)

Sinaksarët nuk japin jetën e tij, por vetëm e quajnë çudibërës. Si- pas një hipoteze, që ka lidhje me një zbulim të rëndësishëm arkeo- logjik, siç do të shpjegojmë më poshtë, oshënari njësohet me aske- tin me të njëjtin emër të Nitrisë, në perëndim të deltës së lumit Nil. D.m.th. ruhet tregimi i një igume- ni të një manastiri të Selanikut, ku rrëfen si më poshtë:

Senufi gjatë një vegimi hyjnor dëgjoi dikë, Krishtin, që e nxiste të udhëtonte për në Manastirin e Latomeve (ose Latomit = gurnxje- rrës), në Selanik, ku do Ta shiko- nte. Shkoi, por murgjit nuk e kishin, që t’ia tregonin, ikonën për të cilën ai kishte ardhur.

Kthehet në Egjipt, por përsëri zëri e urdhëron të shkojë në Selanik, për të parë ikonën e Çlirimta- rit, para se të vdesë po atje, në Selanik. U bind dhe vërtet, e pa ikonën,

e cila u zbulua pas një tërmeti, gja- të të cilit ra suvatimi që e mbulonte!

E çuditshme është se ky mozaik u zbulua në shekullin e kaluar në Selanik dhe u prezantua shkencë- risht (1929), duke pasur të gjitha karakteristikat dhe mbishkrimet që jep tregimi. Bëhet fjalë për një ko- mpozim madhështor dhe shumë të bukur, nga pjesët më të çmuara të artit bizantin, që paraqet lavdinë e Krishtit, siç e përshkruan Apoka- lipsi dhe libra të tjerë të Biblës. Është mozaiku i vetëm i kishës së vogël të Oshënar Davidit, e cila u përdor si “Katholikon” (= kisha qendrore manastriale) e manastirit të dikurshëm të Latomeve. Shtrihet në apsidë të ajodhimës dhe datohet në shek.V dhe VI.

Nëse do të marrim parasysh se Nitria lulëzoi midis shekujve IV- VII, atëherë mund të supozojmë se shenjti jetoi në shek.VII.

At Just ini