Çuditërisht, jetëshkruesi i tij bashkëkohor nuk na përmend ori- gjinën dhe datat e kronologjisë së jetës së tij. Kështu, ato u llogaritën përafërsisht si vijon: U lind në Li- ndje më 765, shkoi në Konstandi- nopojë më 780, u bë murg më 785, u bë episkop më 800 dhe fjeti ndërmjet viteve 840 dhe 845.
Në kryeqytet u lidh me oficerin madhor, shën Tarasin (25 shkurt), i cili kur u bë patrik e dorëzoi në hierark të Nikomidhisë, në bregde- tin aziatik të Propontit. Më parë e dërgoi -bashkë me Mihailin, krye- bariun e mëvonshëm të Sinadhëve (23 maj), – të murgërohej në manastirin që kishte formuar në grykën e ngushticës së Bosforit.
I virtytshmi dhe arsimuari mi- tropolit Theofilakti zhvilloi një ve- primtari të admirueshme: ndërtoi kisha dhe spitale, në të cilat u shër- bente të sëmurëve edhe ai vetë, kujdesej për jetimët dhe të vejat, dhe mëshironte me shumë mënyra.
Por, në vitet e mëpasme u ringjail ikonomakia (lufta kundër ikonave). Njëherë, patriku shën
Nikifori (2 qershor), vizitoi pera- ndorin ikonomak, Leonti V (813- 820), duke pasur me vete krypriftë- rinj të zgjedhur, ndërmjet të cilëve shenjtorët Emilianin e Kizikës (8 gusht), Efthimin e Sardhëve (26 dhjetor), Josifin e Selanikut (14 korrik), Gjergjin e Mitilinit (7 prill), Mihailin e Sinadhëve dhe oshënarin tonë.
Mbreti mbeti i palëkundur në pozitat e tij dhe nuk pranoi të ko- rrigjohej, megjithë argumentet biblike për ikonat e shenjta. Atë- herë ndërhyri Theofilakti dhe i profetizoi “fatkeqësi të tmerr- shme’’ (Leonti u vra natën e Krisht- lindjeve, më 820).
Perandori u zemërua dhe shenj- ti u internua në një vend të forti- fikuar bregdetar në jugperëndim të Azisë së Vogël, ku vazhdoi përpje- kjet asketike dhe bamirësitë e tij. Fjeti atje pas plot tridhjetë vjetësh.
Në kohën e perandoreshës shën Theodhora (11 shkurt), lipsani i tij i shenjtë u transportua në një kishë që kishte ndërtuar ai vetë në Ni- komidhi.