EmailFacebookKontakt

Nga Himni Akathist – Stanca e pare

Ikona e Himnit Akathist
Nga Himni Akathist
Stanca e parë
Engjëlli kryetar u dërgua nga qielli t’i thotë Hyjlindëses:
Gëzohu (3 herë); dhe duke të parë të trapëzohesh, o Zot, bashkë
me zërin engjëllor, çuditej e qëndronte duke i thirrur asaj
kështu:
Gëzohu ti, me anën e së cilës do të shkëlqejë gazi; gëzohu
ti, me anën e së cilës do të humbasë mallkimi.
Gëzohu, o rithirrje e Adamit të rënë; gëzohu, o shpërblim i
lotëve të Evës.
Gëzohu, o lartësi, ku mendjet njerëzore nuk arrijnë të ngjiten
dot; gëzohu, o thellësi, ku dhe sytë engjëllorë e kanë të vështirë
të shikojnë.
Gëzohu, se Ti je froni i Mbretit; gëzohu, se Ti mban atë që
i mban të gjitha.
Gëzohu, o yll, që tregon diellin; gëzohu, o bark që trupëzon
hyjninë.
Gëzohu Ti, me anën e së cilës përtërihet krijesa; gëzohu Ti,
me anën e së cilës foshnjëzohet Krijuesi.
Gëzohu, o Nuse e panusëruar.