Pse dita e shtunë është caktuar si dita e përkujtimit të të fjeturve (vdekurve)
Qysh në fund të shekullit të 18-të dhe fillimit të shekullit të 19-të shën Makari dhe oshënar Nikodhimi kërkonin që përshpirtjet për të fje- turit të kryhen vetëm ditën e shtunë dhe jo të dielën që është ditë gëzimi për Ngjalljen e Krishtit.
Edhe në kishat tona sot, dita e shtunë është caktuar si dita e përshpirtjeve. Në këtë ditë kë- ndohen psalme të veçanta për të fjeturit. Në to thuhet: “Lutemi për prehjen e shpirtiti të shër- bëtorit të fjetur të Perëndisë (aksh) që t’i falet çdo faj i bërë me dashje dhe pa dashje…”.
“.. .Që Zoti, Perëndia të vendosë shpirtin e tij atje ku prehen të drejtët…” Në fund bëhet mbyllja “I përjetshëm kujtimi”, që shoqërohet
nga psaltët dhe besimtarët. Këto janë çaste ma- llëngjyese për ata që i kujtojnë dhe për të gjithë të pranishmit, sepse dëgjojnë se Perëndia nuk i hanon, por i kujton vazhdimisht shpirtrat e shërbëtorëve të fjetur.
Edhe në kalendarin kishtar është përcaktuar kujtimi i të fjeturve ditën e shtunë para të Li- dhurit të Mishit dhe të shtunën para Pentiko- stisë.
Në Uratoren e Vogël që ka Kisha dhe që u botua në vitin 2004 në f. 294 thuhet: “Kemi dhe disponojmë ‘urata dhe lutje për të fjeturit… ditën e tretë, të nëntë (të njëzetë) dhe të dyzetë… Kjo bëhet mbas tre muajsh, përsëri mbas gjashtë muajsh dhe së fundi pas një viti.
Por të afërmit dhe familjarët mund t’i kujtojnë sa herë të duan.’
Përshpirtjet mund të kryhen çdo ditë përveç ditëve të zakonshme të kreshmëve të mëdha të Pashkëve, për arsye se gjatë kësaj kohe nuk kryhen as Liturgji, as kujtime dhe “ditëlindje [ditët e martirizimit, lindjen në jetën e përjet- shme] shenjtorësh, përveç të shtunës dhe të dielës. Gjithashtu nuk kryhen përshpirtje duke filluar nga e shtuna e Llazarit deri të dielën e Thomait.”
Prandaj Kisha na rikujton neve se dita e përshpirtjeve më e përshtatshme është e shtuna, e cila është dhe ditë pushimi zyrtar.
Kostandin Bozaxhiu