EmailFacebookKontakt

Ikonom At Harallamb Ikonomi

Harillao (Harallamb) Ikonomi, pasar- dhës i një familje mjaft të kulturuar, ka li- ndur rreth vitit 1858 në fshatin Skore të Pogonit. Pasi mbaroi shkollën plotore në fshat u dallua si njeri i dhënë pas librave, prandaj familja e dërgoi në Zosimea të Ja- ninës, të cilën e mbaroi me vlerësimin shkël- qyeshëm e pastaj në Shkollën e Lartë të Kombit në Stamboll, studime të cilat i mbaroi më 1878. Po atë vit, u emërua mësues në fshat, ku punoi deri më 1884; pastaj ka- loi si mësues në shkollën qendrore të Dhro- vjanit, ku vazhdoi deri më 1902. Më 1903 e deri më 1913 punoi përsëri si mësues në shkollën e fshatit të tij të lindjes. Gjatë tërë kohës së tij të punës ra në sy për devot- shmëri në detyrë, për besim të pastër tek Perëndia, për punë të përkushtuar në familje, ku bazë e jetës ishte morali i krish- terë. U martua me Fotininë nga Janina, e cila në vitin 1879 erdhi në Skore si mësu- ese, ku organizoi dhe vazhdoi për shumë vite në shkollën e fshatit programin mësi- mor të avlëmendit dhe të qëndisjes për vaj- zat e fshatit. I lindën dy fëmijë. Djali Jorgo, mbasi mbaroi Zosimean, emigroi në Aleksandri të Egjiptit, ku u dallua jo vetëm si njeri i kulturës, por dhe një aktivist i zoti për orthodhoksët e atjeshëm.

Virtytet e veçanta të Harillaos dhe kër- kesat e besimtarëve bënë që ai të vendosë të hyjë në jetën klerikale. Më 6 janar 1913 ai u hirotonis dhjak në Leshnicën e Sipërme dhe më 7 janar u vesh prift në Leshnicën e Poshtme. Ai njihet nga të gjithë dhe kudo si Papa Harallambi. Në kishat e këtyre

fshatrave shërbeu si meshtar deri në vitin 1916. U transferua si prift dhe mësues me qendër në Libohovë, por shërbeu mjaft kohë dhe në Suhë. I dalluar mes priftë- rinjve të Mitropolisë së Gjirokastrës (për njohuritë e tij, për shërbesat cilësore që kryente, për personalitetin e tij imponues, për zërin melodioz) u vlerësua dhe u nde- rua dhe me titullin Ikonom, madje për disa kohë kryente dhe detyrat e zëvendësepi- skopit të Mitropolisë. 25 vjetët e fundit i kaloi në Libohovë, ku edhe ndënoi jetë më 1941. Popullsia e atjeshme e ka nderuar shumë këtë njeri aq sa edhe sot mbahet mend nga të moshuarit si një ndër njerëzit e mençur, i devotshëm në detyrë dhe shu- më komunikues, pra shembull i një kleriku të përsosur.

Ka qenë njeri me kulturë të gjerë, që lexonte shumë dhe ishte në kontakt të vazhdueshëm me librat. Ka pasur një bibliotekë shumë të pasur. Mund të themi se ishte biblioteka më e pasur dhe më e madhe për atë kohë në tërë krahinën e Pogonit, me mijëra vëllime librash, jo vetëm të karakterit fetar, por edhe letrar e artistik. Aty gjeje veprat e klasikëve më të dëgjuar grekë e latinë, vepra të shkrimtarëve koho- rë e të dëgjuar, fjalorët më të mirë enciklo- pedikë të kohës etj. Fatkeqësisht kjo bibli- otekë familjare e trashëguar, të cilën Papa Harallambi e kishte me merak dhe të ve- ndosur në ambiente më vete u shkrumbua, kur u dogj fshati në janar të vitit 1944.

K. Beduli