EmailFacebookKontakt

Korce – Nje tradite, e cila jeton se bashku me qytetin

Korçë

Një traditë, e cila jeton së bashku me qytetin

E kremtja e 30 janarit nuk është shumë e vjetër si festë. Çdonjëri prej tre hierarkëve ka ditën e tij të kremtimit. Por, cilat ishin arsyet që vendosën këtë kremtim në Sinak- sarin e janarit. I pari që përcaktoi këtë ditë ishte Mitropoliti i Efhai- së, Joan Mavropus. Shkaqet që so- llën marrjen e kësaj nisme, sot du- ken disi të çuditshme, por atëherë ishin serioze.

Në foto:
Gjatë
meshimit në
kishën
“Burimi
Jetëdhënës”

Në fillimet e shek. të 11të njerë- zit e shkolluar të Konstandinopo- jës po ziheshin ndërmjet tyre se cili prej hierarkëve ishte më i vyer dhe i rëndësishëm. Disa mbështetnin Vasilin, disa Grigorin dhe të tjerë Gojartin. Kështu, të krishterët u ndanë në tri grupe: “vasilianë”, “gri- gorianë” dhe “joanianë”, të cilët kishin krijuar një gjendje shpërthy- ese. Joani, që të qetësonte situatën, vendosi kremtimin e tre hierarkë- ve më 30 janar dhe ky kremtim i përbashkët e arriti plotësisht qëlli- min e tij në miqësimin e palëve.

Kjo festë kremtohet me një ma- dhështi të veçantë edhe në qytetin e Korçës. E njohur me një emërtim të veçantë, si Tre Arkondët. Gjith- monë në këtë ditë zhvillohej Mo- noklisi, që celebrohej nga Mitropoliti i Korçës në kishën e Burimit Jetëdhënës (Mitropoli). Po në këtë ditë nga Mitropoliti lexohej dhe lista e dhuruesve dhe mirëbërësve, e cila njihet me emrin “Llaso”.Por ç’ishte llasoja dhe përse shërbente.

Nevojat politike dhe shoqërore në periudha të veçanta historike i kanë vendosur Kishës gjatë she- kujve detyra të shenjta dhe të rëndë-

sishnae. Një nga detyrat e rëndë- sishme të Mitropolisë së Korçës në kohën e pushtimit osman ishte dhe arsimimi i fëmijëve të krishterë korçarë. Për këtë problem, si dhe shumë probleme të tjera të krishte- rët duhet të organizonin vetë jetën e tyre publike në komunitet.

Pushteti osman nuk përgjigjej për shkollimin e të krishterëve. Kjo politikë e osmanëve u mor hua prej

traktatit shumë të vjetër të Kalifi Omar, që ai pati lidhur me Patriar- kun Sofron të Jerusalemit, në vitin 637 pas Krishtit.

Gjatë shekujve të parë të su- ndimit turk në kushtet e diskrimi- nimit fetar shkolla organizohej brenda në kishë. Këto shkolla mo- rën emrin “shkolla qeli” dhe për këtë përdoreshin hajatet e kishave. Punën e mësuesit e bënin priftë- rinjtë ose psaltët e kishës.

Në to mësoheshin shkrim, kë- ndim dhe pjesë të thjeshta fetare, pak matematikë dhe bujqësi. Për të ngritur shkollën në një rang më të lartë dhe për të marrë formën e shko- llës së plotë dhe që djemve korçarë t’u jepej arsim më i lartë me mjetet pedagogjike të kohës vendosën nën drejtimin e Fort të Hirshmit Mitro- polit të Korçës dhe më pas Patriark të Ohrit, Joasafit të ngrejnë një shkollë të tillë më 1724. Për herë të parë në historinë e shkollave të Korçës janë mbledhur ndihma të mëdha me parullën “Për skoli dhe kishë”. Vetë i Hirshmi Joasaf figu- ron në ballë të ndihmëtarëve.

Të gjitha këto tregojnë për dë- shirën e madhe të korçarëve për ar-

simimin e djemve të tyre. Kjo shko- llë u ngnt në sheshin e Mitropoli- së në verilindje të saj, (sot anekset e shkollës 8-vjeçare “Sevasti Qir- jazi”) e cila vazhdoi të funksionojë deri më 1843 kur u rindërtua. Am- bicjet e Fort të Ndriturit Joasaf shkojnë deri atje sa kjo shkollë të ishte publike ku të mësonin të gji- thë fëmijët (djem) edhe ata të fuka- renjve pa pagesë. Ai mblodhi në

Mitropoli të gjithë ryfetet e qytetit, të cilët vendosën me vetëdashjen e tyre të mirë për shpëtimin shpir- tëror. Dhanë dhuratë të përbashkët për shkollë shpirtërore, për shkollë të përbashkët që të gjithë të më- sonin pa pagesë.

Në vitin 1850 fort i ndritshmi Mitropoliti i Korçës, Neofit Gjiroka- striti, duke kuptuar se korçarët kishin një traditë të flaktë për arsim dhe qytetërim, si edhe mbi bazën e traditës së lënë nga Fort i lumturi Joasaf mendoi që financimi i tyre duhej të kishte një themel vendas. Për këtë ai u mor vesh me tregtarë vendas, kurbetllinj edhe arkondë të Korçës. Kështu Mitropolia e She- njtë e Korçës me Mitropolitin Neofit, epitropët e nderuar dhe së bashku me arkondët themeluan “Arkën Arsimore”më 1850 dheepagëzu- an me emrin “Llaso”.

Për administrimin ekonomik të kësaj ndërmarrjeje më 12 nëntor 1876 u hartua dhe kanonizimi i ar- kës popullore “LLASO” të varoshit të Korçës i përbërë nga 12 nene dhe 5 kapituj.

Gjithashtu, ditën e Tre Arkondë- ve më 30 të janarit të bëhet meshë

Arkihieratike dhe të lexohet në ki- shë kodiku i dhuratave shpirtërore. Në krye të këshillës popullore që qe- veriste llason qëndronte mitropoliti i çdo kohe si i përhershëm.

Kjo traditë, e cila lidh Tre Hie- rarkët me përpjekjet për arsim dhe dije ruhet ende në këtë qytet, duke e shndërruar këtë festë në një festë arsimi dhe dijedashjeje. Ndoshta për vetë faktin se këto tri figura korifike të Kishës kanë arritur ma- jat e dijes jo vetëm për kohën e tyre, por mbeten mjaft të vlefshëm gjith- një, ku thellësia e mendimit dhe qar- tësia e arsyes së tyre janë të admi- rushme edhe sot. Mund të jetë kjo arsyeja që zellin për arsim dhe dije të krishterët e këtij qyteti e kishin lidhur me festën e – tre yjeve të shkëlqyshëm të dijes së Trinisë.

Edhe këtë vit u zhvillua mono- klisia e drejtuar nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Joani, në kishën e Burimit Jetëdhënës. Por në kushte të reja, nuk u lexuan më emrat e dhuruesve të Llasos, por nga Mitropoliti i Korçës u cele- brua një përshpirtje për të gjithë këta njerëz, të cilët patën dhënë ndih- mën e tyre dhe që do të kujtohen me respekt nga brezat. Kështu ky kuj- tim shërben edhe si shembull për komunitetin, i cili duhet të mos ha- rrojë këto tradita të mbara dhe fryt- dhënëse të këtij qyteti. Tradita të cilat e bënë të famshëm në atë kohë edhe që e ruajnë ende emrin dhe vlerat e këtij qyteti.

Mihal Sonellari