EmailFacebookKontakt

Kreshma e Madhe

Kjo kreshmë quhet “e madhe”, nga ana e cilësisë dhe rëndësisë së saj, sepse na përgatit për kungimin, për pjesëmarrjen në Javën më të Madhe dhe më të rëndësishme të jetës tokë- sore të Perëndinjeriut, të Krishtit, d.m.th., na përga- tit për javën e pësimeve dhe Ngjalljes. Por Kreshma është e Madhe edhe nga ana sasiore, d.m.th. nga kohëzgjatja e saj. Fillon me të Hënën e Pastër (të Bar- dhë) e deri tek e Diela e Pal- mave (Dafinave), me që- llim pastaj ta plotësojë Java e Madhe.

Por ajo është e Madhe edhe për nga mënyra se si mbahet, për nga rreptësia. Po të mbahet në mënyrë të plotë dhe të saktë nuk hahet vaj dhe nuk pihet verë, për- veç të shtunave dhe të die- lave. Ditën e Ungjillëzimit dhe të Dielën e Dafinave hahet edhe peshk.

Shënojmë se shumë murgj dhe disa laikë, kur kreshmojnë duke mos kon- sumuar vaj hanë vetëm një herë në ditë. Kjo është më- nyra strikte e zbatimit të Kreshmës së Madhe. Por patjetër është edhe ekono- mia, d.m.th. rregullimet si- pas kushteve dhe të dhëna- ve të njeriut. Kjo është diç- ka që rregullohet në bash- këpunim me atin shpirtëror.

Po, është e rreptë Kreshma e Madhe! Me të drej- të një tropar që psalet në shërbesën e Mbrëmësores, ditën para fillimit të saj, thotë se Kreshma është një det i madh derisa të arrijë ngjallja triditëshe e Zotit tonë Jisu Krisht, që shpëton shpirtrat tanë. Kreshma e Madhe është kreshma më e vjetër, së bashku me kresh- mimin e të mërkurave dhe të premteve. Kreshmat e tjera u futën më vonë dhe gradualisht. Si prototip i Kreshmës së Madhe është kreshmimi dyzetditor pa ngrënë asgjë i Profetit Moi- si, i Profetit Ilia dhe ajo e Jisu Krishtit. Moisiu kresh-

moi dyzet ditë pa ngrënë kur merrte ligjin në Malin Sina, Ilia kur ikte nga per- sekutimi i mbretëreshës idhujtare Jezavel dhe para se të shikonte të Lartin. Edhe kreshma e Jisuit, i cili pas pagëzimit dhe para se të fillonte veprimtarinë publike kreshmoi dyzet ditë pa ngrënë asgjë.

Shenja më e dukshme, sipas së cilës karakterizojmë kreshmën, është ushqimi, por mjerë ne nëse mbetemi atje dhe s’do shkojmë në the- llësinë e saj. Kreshma është mjet, jo qëllim! Pra, me kre- shmën na jepet rasti dhe ajo na ofron shumë mjete për udhëtimin dhe takimin me Çlirimtarin ditën e Dafinave, pastaj në Golgotha, në varr dhe deri në Ngjallje.

Po pse kreshmojmë? Kreshma është si pagesë, gjobë për ngrënien e ndaluar, kur gjarpri mashtroi Evën dhe ajo pa se ishte i mirë për ngrënien “fruti që më ka vrarë”, sipas një tropari, duke shkelur porosinë e parë ndaluese të Krijuesit. Kë- shtu ata lanë një trashëgimi të keqe për gjithë botën, d.m.th. kënaqësinë, “ëmbël- sinë” e mëkatit të tyre, që u bë pararendës i mëkateve tona. “Çdo mëkat bëhet për kënaqësi dhe çdo ndreqje e tij bëhet nëpërmjet vuaj- tjes”, konstaton trishtue- shëm një shkrimtar.

Kreshma ka baza biblike. Përmendëm rastet e Moisiut, Ilias dhe Krishtit, por ka edhe shumë pika të tjera në Shkrimin e Shenjtë që na detyrojnë për këtë, pra “të mbajmë kreshmë duke iu bindur traditës un- gjillore”, thotë një tropar.

Edhe vetë Zoti kishte thënë se kur do të rrëmbe- het lart dhëndri atëherë nu- sja e Tij, Kisha, do të mbajë kreshmë (Mat. 9.15). Pra, kreshma e Madhe shfaq edhe nga ana e jashtme trishtimin për mëkatet tona që u bënë shkak të rrëmbe- het lart dhe të vihet mbi kryq Krishti.