(vijon ngafaqja 1) jashtëzakonshme në shek. IV, në kohën e artë të teologjisë së etërve të mëdhenj. Sipas saj, është e do- mosdoshme të paraqesësh personin e Krishtit, meqë Biri është Fja- la e Perëndisë e mishëruar dhe hyj- nizoi natyrën njerëzore, duke e ma- rrë atë. Eshtë mirë gjithashtu të paraqesësh Virgjëreshën Mari dhe shenjtorët, sepse ata marrin pjesë në hyjnizim, duke qenë pjesë të trupit të Krishtit, pra Kishës. Dhe pikërisht për këtë motiv besimi në Krishtin, si edhe raportet me Të, nuk mund të bëhen pa paraqitjen ikonografike: trupi i Krishtit është i dukshëm dhe real, jo imagjinar dhe i parafytyruar.
Në shekujt VIII-IX u shfaqën ikonoklastët (ikonathyesit) e çdo lloji, që mbronin këndvështrimet judaike, myslimane dhe të një vargu herezish. Për një periudhë të gjatë kohe, të dy kampet kundër- shtare paraqitën pozicionet e tyre. Pikërisht për të përballuar këtë problem, u mblodh Sinodi VII Ekume- nik (Nikea 787), meqë Kisha aku- zohej “nga judenjtë, nga saraçenët, nga paganët, nga maniketë” dhe nga heretikë të tjerë (Aktet e Si- nodit VII Ekumenik). Ky Sinod vendosi që imazhet e veneruara dhe të shenjta të Krishtit, Perëndi- lindëses dhe ato të engjëjve e shenj- torëve – të bëra me ngjyra, mozaikë dhe çdo material tjetër të përshtat- shëm – duhet të venerohen “në më- nyrë gati të njëjtë me shenjën e
Kryqit, i denjë për nderim, dhe gja- llërues”. Përveç këtyre, afirmohet që nderimi ndaj ikonave të shenjta “kalon tek origjinali” dhe kush Intel me përulësi para ikonës “përu- let përpara hipostazës së atij që është shkruar në të”. Dhe Sinodi përfundoi: “Ja tradita e Kishës uni-
versale që ka marrë Ungjillin nga një cep i tokës tek tjetri ” (Aktet e Sinodit VII Ekumenk).
Ikonat e shenjta të Kishës sonë i përkasin artit të shenjtë dhe pik- turës bizantine. Megjithatë, nuk ja- pin një imazh të thjeshtë religjioz, një paraqitje natyraliste, tema e së cilës është një personazh apo një histori fetare. Ato konsiderohen nga besimtarët, dhe vërtet janë, si “enë të shenjta” liturgjike të pazë- vendësueshme, që shenjtërojnë njeriun dhe që e bëjnë të hyjë në raport të drejtpërdrejtë me hirin dhe hipostazën e personit të para- qitur, sepse deri edhe material është e shenjtëruar në gjirin e Ki-
shës. Shën Theodhori, igumeni i manastrit të Studhiut, thotë: “Eshtë hipostaza e personit të rafiguruar që prezantohet dhe jo natyra e tij”. Ikonat zbulojnë këtë realitet, të paarritshëm për sytë. Ato na tre- gojnë dhe na mësojnë jo si të shi- kojmë Zotin tonë, Perëndinë, në
mizerjen ku gjendemi, por si të bëhemi pjesëtarë të pasurisë së Tij.
Ndaj, është krejt e pamundur të përqasësh ikonat e shenjta me idhujt, si përpiqen të bëjnë kundër- shtarët e tyre të çdo kohe. Arsyet kryesore për këtë janë si më po- shtë:
1-Ikonat e shenjtorëve të Ki- shës përfaqësojnë persona histori- kë dhe fakte reale, të lidhura perso- nalisht dhe thelbësisht, me një raport të drejtpërdrejtë shenjtërie dhe pjesëmarrjeje, me të vetmin dhe të vërtetin Perëndi.
2-Ikonat e shenjtorëve janë objekt venerimi, ndërsa kulti është i destinuar vetëm për Perëndinë
Triadik, që u zbulua nga Biri dhe Fjala e Perëndisë, që u mishërua me anën e Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari.
Shën Tarasi, Patriku i Konstan- dinopojës, kryetar i Sinodit, sjell atë për të cilën shenjtorët martirë përgjigjeshin kur akuzoheshin që nuk pranonin të nderonin idhujt dhe se kishin idhujt e tyre, pra ikonat: “Ne nuk paraqesim demonë, por Fjalën e mishëruar të Perëndi- së dhe shenjtorët e Tij, por pa i hyjnizuar ikonat e tyre” (Aktet e Sinodit VII Ekumenik).
Si rrjedhim, arsyet që, konform teologjisë së etërve, kërkojnë vene- rimin e ikonave të shenjta janë kë- to: “sytë e shikuesve janë edhe ata të shenjtëruar nga ikonat e shenjta dhe, nëpërmjet tyre, shpirti çohet të njohë Perëndinë” (Synodikon i Orthodhoksisë). Kështu shprehet nevoja nga ana e besimtarëve për të përqendruar mendimin dhe shpirtin tek ata të cilëve u drejtohet lutja e tyre, e përgjërimeve të tyre, por edhe i lavdithurjes dhe falë- nderimit, pra mbi shenjtorët e para- qitur. Vlera e madhe didaktike e ikonave tregohet edhe nga vendi që ato zënë në kisha dhe në kultin hyjnor. Falëkëtyre “libravefolës”, sipas Shën Grigorit të Nisës, çdo i krishterë njeh çmimin që Perëndia dhe Kisha u japin atyre që në tokë i mbetën besnikë vullnetit të Tij dhe u treguan të denjë për vdekjen në kryq dhe veprën shpëtuese të Përëndisë që u bë njeri.