Punimet konservuese në pikturat murale të kishës së
Shën Marisë në Vrahogoranxi-Gjirokastër
Kisha e Shën Marisë në Vraho- goranxi është pikturuar në vitin 1622 nga Onufër Qiprioti dhe Ali- vizi. Onufër Qiprioti është një pik- tor i njohur i shek. XVII, i cili ka ushtruar veprimtarinë e tij edhe në qytetin e Beratit, si dhe në një numdr të madh ikonash.
Territori përreth kishës është i rrethuar me mure guri dhe aty janë vendosur varrezat e fshatit. Në qo- shen jugperëndimore të oborrit ngrihet kambanorja, në formën e një muri masiv mbajtës, i cili lehtë- sohet në pjesën e sipërme nga ka- maret e kambanave.
Kisha përbëhet nga naosi dhe narteksi në anën perëndimore. Naosi i perket tipit bazilikal me kupolë.
Ndërtesa ka një shtrirje gjatë- sore duke u theksuar më shumë me narteksin. Hyrja nga brenda për në kishë nëpërmjet derës së vogël im- ponon një përkulje paksa të lehtë. Pasi hyn në naos, papritmas të shfaqet madhështi, gjë e cila nuk mund të përfytyrohet nga jashtë (kjo vjen si rrjedhojë e ndalimëve të kohës së pushtimit turk).
Kisha është ndërtuar në çere- kun e parë të shek. XVII, në vitin 1622. Të dhëna të sakta për këtë jep mbishkrimi i gjendur mbi de- rën e faqes perëndimore të naosit, e cila tregon se kjo kishë i dediko- het “Hyjlindëses dhe gjithmonë Virgjëreshës”, me mundimet dhe
shpenzimet e ONUFER QIPRI- OTIT dhe ALIVIZIT, më 1622. Kjo shpreh qartë se autorët e zbukurimit të të gjithë interierit janë piktorët e sipërpërmendur. Onufër Qiprioti është piktor ikono- graf i njohur për krijimtarinë e tij.
Gjatë qëndrimit në qytetin e Beratit ai realizoi shumë vepra me nivel të lartë në ikona, duke e mby- llur veprimtarinë e tij në Berat më 1596, gjë për të cilën flet mbishkrimi i gjendur në një ikonë të dedikuar për një nga ikonostaset e kishave të Beratit. Më pas ai ve- ndoset në rrethinat e Gjirokastrës, gjë e cila shënon etapën e dytë të krijimtarisë së këtij ikonografi.
Në afresket e kishës së Vraho- goranxisë duken qartë lidhjet me traditën e Beratit. Afresku është i realizuar në teknikën bizantine dhe i mbështetur mbi suport muri me një trashësi që arrin deri në 70 cm. Suvaja, e cila arrin deri në 2 cm, është e përbërë prej gëlqereje, e li- dhur me kashtë të stazhionuar.
Në këtë kishë para disa vjetësh është bërë ndërhyrje restauruse si në konstruksion dhe në arkitekturë, e cila i dha fund problemeve kon- struktive të rënda qe kishte objekti.
Interesimi i vazhdueshëm i Kry- episkopit Anastas për të përmby- llur këtë fazë të konservimit të afreskeve murale dhe akordimi prej Tij i një fondi, bëri që Bërtha-
ma e Trashëgimisë Kulturore pra- në Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të fillojë procesin e ndërhyrjes në afresk.
Ekzaminimi arkeologjik dhe kritik i kryer gjatë projektit të restaurimit na dha mundësinë për të saktësuar ndryshimet e bëra gja- të historisë, siç ishin p.sh mbulimi i pikturës së vjetër me mbivënie si çimento, gëlqere, etj. Po kështu një rëndësi të veçantë pati ekzaminimi i shkaqeve, si ato për shkak të la- gështisë, depërtimit, kapilaritetit e kondensimit, dëmtime nga mikro- klima, veprimi mikrobiologjik në afreske, dëmtimet nga lëvizjet, tërmetet, zjarri, etj.
Këto shkaqe kishin sjellë si pa- sojë, nxirjen e pikturës me shtresë- zime të shumta lyerjesh, vajërash, verniqesh e llaqesh. Tymrat e qi- rinjve, kandelave e sidomos të fla- këve e tymit nga diegia e amvonës së kishës kanë përzhitur, përcëlluar si dhe e kanë bërë pelikulin njësh me verniqet e llaqet, të cilat në shu- më vende janë të paheqshme.
Çarjet më të mëdha viheshin re në faqen jugore, veriore, perëndi- more, të cilat korrespondonin me faqen lindore të narteksit. Plasa- ritjet e shumta të tavanit e kanë dëmtuar afreskun deri në krijimin e disniveleve të sipërfaqeve që arrijnë deri në 10 cm.
Ndërhyrjet konservuese-
restauruese
Fillimisht puna u përqendrua në kupola dhe tambur, duke realizuar konsolidimin e shtresave të afres- kut nëpërmjet injektimeve, mbu- shje të boshllëqeve me llaç special. Pas konsolidimit të saj, u bë pas- trimi i pikturës nga nxirjet dhe blo- za. U vu re se kupola ku ndodhet “Krishti Pantokrator” u pastrua më me lehtësi se sa faqet e tamburit. Më pas puna konservuese u përqe- ndrua në procesin e injektimeve, qepjeve të plasaritjeve, heqjes dhe rivendosjes së afreskut. Zbulimi i afreskeve nga gëlqerja, llaçi dhe çimentoja, mbushje me llaç special e boshllëqeve.
Injektime u kryen në faqet e tamburit, në apsidë, në disa pjesë të tavanit dhe shumë vende të tjera. Gufimi i affeskut arrinte deri në 10 cm nga sipërfaqja e rrafshtë e afreskut. Pas heqjes, u vu re se shkaku krye- sor i këtij dëmtimi ishte dëmtimi i muraturës, lëvizja e gurëve nga de- gëzimet e pemëve të futura brenda muraturës në mënyrë vertikale nga poshtë-lart. Pas konsolidimit të mu- raturës, heqjes së degëve (bimëve), u krijua një suport i favorshëm për të rivendosur afreskun e hequr. Pas përfundimit të vendosjes, e gjithë sipërfaqja e afreskut, së bashku me të tjerat, erdhën me nivele të pël- qyeshme.
Me të njëjtin problem, pothuaj- se në shumë raste u ndeshëm edhe në çlirimin e plasaritjeve të mëdha të mureve nga mbushje të bëra para shumë vitesh me çimento, e cila mbulonte edhe pjesë të afreskut. Largimi i çimentos paraqiste vësh- tirësi të mëdha dhe hera-herës ishte i pamundur, por edhe kur hiqej, dëmtonte sipërfaqen e afreskut duke lënë gjurmë dhe dëmtim. Në të gjitha rastet u bë qepje e mureve duke i plotësuar me material guri dhe me llaç të fortë dhe gëlqere.
Pjesa më e madhe e pikturës u pastrua nga pluhurat dhe bloza e krijuar prej shumë kohësh. Me kë- to ndërhyrje konservuese e restauruese, mendojmë se piktura murale, tashmë paraqitet në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut te shkatë- mmit. Përgatiti për Bërthaniën e Trashëgimisë Kulturore
Gentian (Joan) Stratobërdha