Krijimi i Patrikanës Ekumenike të Konstandinopojës ka si datë vi- tin 38 pas Krishtit, viti në të cilin u themelua Kisha e Krishterë në Bizantin antik nga Apostull Andrea, vëllai i Petrit, korifeut.
Pas themelimit të Konstandino- pojës, Romës së re, që u përurua zyrtarisht si kryeqyteti i ri i perando- risë, më 11 maj 330, Patrikana mo- ri rolin e një udhëheqjeje shpir- tërore dhe promovimi të qytetëri- mit. Shumë popuj ndjenë për she- kuj të tërë ndikimin pozitiv të Pa- trikanës Ekumenike dhe falë punës ungjillëzuese “u ringjallën më
Krishtin”. Nën drejtimin shpirtëror të Kishës së Konstandinopojës u formuluan Kanonet e Shenjta të Kishës dhe u mbrojt besimi nga herezitë e ndryshme që e cënonin.
Selia, e saj për shekuj me radhë, ishte pranë Katedrales së Shën So- fisë, por pas rënies së Konstandi- nopojës në dorë të turqve u zhve- ndos në lagje të ndryshme të qyte- tit, për t’u stabilizuar përfundi- misht prej vitit 1601 në lagjen e vjetër të Fanar-it.
Patrikana Ekumenike e Konsta- ndinopojës është një nga pesë Pa- trikanat e vjetra të Kishë së panda-
rë: Roma, Konstandinopoja, Alek- sandria, Antiokia dhe Jerusalem!. Pas skizmës së vitit 1054, Konstandinopoja zuri vendin e parë mes katër patrikanave lindore, duke u bërë qendra shpirtërore e të gjithë Kishës Orthodhokse. Patriarku i Konstandinopojës ka titullin “Ar- qiepiskop i Konstandinopojës – Romës së re dhe Patriark Ekume- nik”. Në pozicionin e tij si “i parë midis të barabartëve” të Orthodho- ksisë, Patriarku Ekumenik ndër- merr nisma të ndryshme të karak- terit mbarorthodhoks, koordinon marrëdhëniet midis kishve lokale dhe raportet e gjithë Orthodhok- sisë me besimet e tjera. Ai thërret Sinodet dhe Asambletë panortho-
dhokse dhe i drejton ato, shenjtëron miron për kishat e tjera lokale, u jep autonominë dhe autoqefalinë ki- shave lokale që plotësojnë kushtet, ka juridiksion mbi diasporën etj.
Ekumeniciteti i Patrikanës së Konstandinopojës është përcak- tuar nga dy Sinode Ekumenike: i Dyti (Konstandinopojë, 381) dhe i Katërti (Kalqedoni, 451). Të drej- tat e primatit të Patriarkut të Kon- standinopojës u theksuan në më- nyrë solemne edhe në Sinodin e Trullos (Konstandinopojë, 691).
Ndër shekuj Patrikana Ekumenike ka promovuar dhe zhvilluar një vepër shumë të rëndësishme misionare, që nga kthimi në kri- shterim i popujve sllavë në shekujt IX dhe X e deri në iniciativat misionare në Azi dhe në Amerikë.
Pas rënies së Perandorisë Oto- mane Patrikana Ekumenike u njoh në plan ndërkombëtar dhe ndër- kristian jo vetëm si një institucion panorthodhoks, por edhe si një institucion pankristian.
Patrikana Ekumenike është një nga qendrat më aktive të lëvizjes së sotme ekumenike. Kështu p.sh. që në letrën e vitit 1920 të Patriarkut Ekumenik drejtuar të gjitha ki- shave të krishtera, u bëhej thirrje drejtuesve të tyre “për të arritur një marrëdhënie më të afërt midis tyre”. Në dhjetëvjeçarët e fundit Patrikana Ekumenike është bërë pro- motore edhe e dialogjeve teologji- ke me të gjitha kishat e tjera të krishtera. Patrikana e Konstandinopo- jës zhvillon edhe një veprimtari të spikatur në mbështetje të lëvizjeve ekologjiste (Patriku Vartholomeos quhet edhe ‘Patriku i gjelbër’) dhe për paqen, duke promovuar va- zhdimisht nisma për të sensibili- zuar besimtarët, popujt, qeveritë dhe gjithë botën për këtë çështje themelore.
Juridiksioni i Patrikanës Ekumenike përfshin sot pesë dioqeza në Turqi. Në Greqi ka në juridiksion ishujt e Dodekanezit, Kretën, Malin e Shenjtë etj. Gjithashtu, pas emigracionit të shumë të krishte- rëve orthodhoksë, ka dioqeza në Evropën Perëndimore, në Ameri- kë, në Oqeani dhe në Azi.
Korresp. i “Ngjalljes”