EmailFacebookKontakt

“Shen Matrona” e Dishnices

Dishnica është një fshat.me tra- dita shekullore në besimin kishtar orthodhoks. Në këtë fshat shumë afër Korçës, ndodhen mbi 12 kisha, të cilat ishin shkatërruar gjatë peri- udhës që lamë pas. Dhe ja tani, bre- nda një periudhe të shkurtër 14 vje- çare, ato po rindërtohen. Disa nga këto kisha janë rindërtuar e po vazh- dojnë të ndërtohen me kontributin e besimtarëve të shumtë të fshatit Dishnicë, qytetarëve korçarë, me ndihmën e pakursyer të Mitropolisë së Korçës. Korça, qytet me tradita shekullore në kulturë, në breza ka të kultivuar turizmin malor. Grupe të shumta qytetarësh, të të gjitha moshave, si në dimër ashtu dhe në verë frekuentojnë pikat më të bukura të vargmaleve të Moravës. Këto grupe të shumta amatorësh të male- ve, në gjurmët e të parëve të tyre, kanë edhe besimin kishtar orthodhoks. Kudo në pikat turistike të Moravës, këta qytetarë të nderuar, merren edhe me vepra bamirësie: ri- ndërtojnë çezmat e prishura, çezma të reja, dhe kudo në vargmalet e Mo-

ravës, po rindërtojnë kishat e shka- tërruara.

Një grup i tillë qytetar korçar, ad- mirues të turizmit malor, është grupi me Stavrin, Mishelin, Pandin, Van- gjushin, Ilon, Llazon, e shumë grupe të tjera. Kohët e fundit, ky grup, me moshë mbi 55 vjeç, rindërtoi kishën e Shën Matronës në Dishnicë, krej- tësisht me kontributin e tyre; Kisha e Shën Matronës, e bukur, e shumë mbresëlënëse, ngrihet në një majë turistike mbi Dishnicë, që dominon Fushën e Korçës.

Një grup tjetër qytetarësh dhe amatorësh të turizmit malor është edhe ai i Dhimitër Kondakçiut, të cilët bashkë me fshatarët, në këtë fshat, kanë rindërtuar nga themelet kishat: “Shën Dhimitri”, “Shën e Premte”, “Kozma e Damian” (Satri- vaçin) të fshatit Dishnicë. Një grup tjetër qytetarësh, amatorë të maleve, rindërtuan në pyllin mbi Dishnicë “Shën Matronën”. Ditën e mërkurë, më 20 tetor, u bë mesha e shenjtë, në kishën e rindërtuar të Shën Ma- tronës, në Dishnicë. Qindra e qindra

besimtarë nga Korça e fshatrat mo- rën pjesë në këtë meshë të drejtuar nga Atë Andrea Zhurka. “Shën Matrona” e fshatit të Dishnicës, është një kishë unikale dhe e vetme në Shqipëri. Shën Matrona ka jetuar në kohëra shumë të vjetra dhe ishte shërbëtore në një familje hebreje, në Selanik. Matrona plotësonte detyrat e saj si e krishterë dhe ndërmjet de- tyrave të saj, kishte edhe shoqërimin e zonjës së saj në sinagogën hebreje dhe menjëherë shkonte në kishën e krishterë. Kur u mor vesh kjo gjë e zonja e rrahu atë dhe e torturoi deri sa dha shpirtin e saj tek Perëndia.

“Shën Matrona” e fshatit Dishni- cë nuk dihet ekzaktësisht se kur ësh- të ngritur, por me siguri është shu- më-shumë e vjetër, në atë majë tek këto relike mbi Dishnicë. Në përfu- ndim vlen të theksoj, se korçarët be- simtarë, turistë, amatorë të malit, edhe në fshatra të tjera e pika të tjera të Moravës, kanë ringritur kishat e shkatërruara.

Thoma Piluri

“Shën Matrona” e Dishnicës.