E kam njohur Dhimitrin ditët e ngazëllyera kur
u hap sërish kisha në Tiranë. Vinte nga Berati me
një numërfotografish tëfreskëta nga etapa nismë-
tare e asaj ringjalljeje: Hapja e kishës së Shën Spiri
dhonit në Goricë, që është lagjja e tij. E ndihmova
ta vendosim këtë ekspozitë të vogël në hyrje të kishës.
Mund ta them se ato gra efëmijë me qirinj në duar,
turma e besimtarëve që mbushte rrugët e kishat, të
rinjtë me ekzapterihë duke i prirur procesionit, qe-
në si një mesazh i ngrohtë, si një llambadhë e madhe
stafete, që na vinte nga qyteti i lashtë i traditës sonë.
Më vonë, të dy bashkë ndërmorëm një udhëtim
në Greqi, për t’i ekspozuar edhe atje këto fotografi
kaq unike – kishat e rrënuara nga njeriu i verbuar
dhe ringjallja e tyre mbas dekadash. Qysh atë kohë
gjej tek miqësia e Mitit, tek tregimet e tij të gjalla
nga jeta e pasur e tij, ngrohtësinë e një besimtari të
vërtetë, që ka gjetur frymëzimin e tij më të mirë tek
binomi Berat-Kishat e tij.
Lekë Tasi