Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash, është një nga veprat më të mëdha dhe realizimi i një prej objektivave kryesore të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas. Kjo Akademi përbën bazën e themelit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kjo për vetë faktin se në të përgatitet e ardhmja e Orthodhoksisë shqiptare.
Akademia Teologjike i ka fillimet e saj 13 vjet më parë, në shkurt të vitit 1992, kur në kampin e punëtorëve “Niko Bello- jani” në Durrës nisën studimet rreth 45 stu- dentë nga zona të ndryshme të vendit. Kushtet në të cilat kryhej studimi ishin mjaft të vështira dhe godina në tërësi ishte pothuajse e pabanueshme.
Ishte bërë një kërkesë për dhënien e një trualli për ndërtimin e shkollës, por nuk u mor asnjë përgjigje. Prandaj u ve- ndos që ajo të bëhej në vendin e lirë, në territorin e manastirit të Shën Vlashit. Në këtë vend kishin mbetur vetëm gërmadhat e ndërtesave të mëparshme të shkatërruara mizorisht në vitin 1967 nga sistemi ekzis- tues dhe disa qiparisa të moçëm si simbole të vetme të ekzistencës së manastirit.
Më 19 nëntor të vitit 1994, Kryepiskopi Anastas, vuri gurin e themelit në kishën e shenjtë të Shën Vlashit. Në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë, ai bekoi dhe fillimin e punimeve për ngritjen e mjediseve të
shkollës Teologjike Hieratike.
Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” hyri në ndërtesën e saj të re në datën 1 tetor 1996 dhe në datën 17 tetor, Kryepiskopi Anastas kreu shërbe- sën e bekimit me aja- zëm. Ky objekt zë një sipërfaqe prej 2800 m2, ku përfshihen: konvikti i djemve për 80 studen- të, holli, kafeneja, salla e ngrënies, biblioteka, sallat e mësimit, salla e informatikës, kisha e shkollës, si dhe mjedi- se të tjera për studentët dhe personelin në ku- shte të një standard! të lartë.
Në tetor të vitit 1997, për herë të parë vajzat u bënë pjesë e Akade- misë Teologjike. Kjo ishte një nismë e vësh- tirë, por që u mbështet shumë nga Fortlum-
turia e Tij, i cili e sheh shumë me vlerë rolin e gruas në Kishë. Për ato ekziston një konvikt i veçantë pranë manastirit të Shën Vlashit.
Që nga viti 1992 deri në vitin 2002, kanë mbaruar studimet në këtë akademi rreth 200 studentë, 128 prej të cilëve ja- në klerikë; 20 janë katekistë që udhëtoj- në kudo në Shqipëri për të përhapur Fjalën e Perëndisë; 11 punojnë në Krye- piskopatë, në departamente të ndryshme dhe disa studiojnë jashtë vendit për një përgatitje më të lartë në shërbim të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.
Kisha jonë ka gjithmonë nevojë për njerëz me zell dhe shpirt të palodhur. Ky është dhe duhet të jetë qëllimi kryesor i të gjithë atyre që studiojnë në këtë akademi: Të afrohen më afër Perëndisë, të mësojnë sa më shumë që të jetë e mu- ndur, të punojnë në Kishë me durim dhe dashuri, duke dhënë fruta të ndryshme të marra dhuratë nga Perëndia duke shër- byer si klerikë, dhjakonë, ikonografë, katekistë, predikues, drejtues të grupeve rinore etj.
Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash, i ka dyert e ha- pura për të gjithë ata që kanë brenda tyre dashurinë e Perëndisë, si dhe dëshirën për t’i dhënë Kishës sa më shumë, atje ku ajo ka nevojë.
Vendi ku përgatitet e ardhmja