EmailFacebookKontakt

“Eshte vetem nje vegel ne duart e armiqve te Kishes…”

“Është vetëm një vegël në duart e armiqve të Kishës…”

Here pas here, pikërisht, kur punët e orthodhoksisë shqiptare shkojnë mbarë, dalin në skenën e shtypit të shkruar disa pseudokle- rikë për të hedhur baltë mbi figurën e madhërishme të Kryebariut të kësaj feje, Fortlumturisë së Tij, Anastasit.

Edhe kohët e fundit është shfa- qur një “analist” i ri për çështjen e orthodhoksisë shqiptare, i cili në disa artikuj përpiqet t’u japë “zgji- dhje” problemeve të ndërlikuara të Kishës sonë, Kulmi i këtij autori arriti në shkrimin e tij të fundit në gazetën “Koha Jonë” dt 26.01.05 me titull “Shkarkimi i Kryepisko- pit, sipas legjislacionit ortodoks”, ku me tendenciozitet sugjeron që Kryepiskopi Anastas të japë do- rëheqjen.

Këtu “heroi ynë i ri i orthodho- ksisë” na “mëson” për kanonet ki- shtare në shekuj, për statutet e Ki- shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisëtë viteve 1929, 1950, si dhe për statutin e Kishës së Greqisë fqinje, të cilën ai, sipas oreksit të tij, herë e lavdëron, herë e hedh poshtë.

Këto ai i përmend për të reali- zuar qëllimin përfundimtar të tij, “rrëzimin” e Fortlumturisë së Tij nga Froni i Kryepiskopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, duke abuzuar me formulimet e copëzuara të statute ve në fjalë dhe të Rregullores së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të vitit 1955 (neni 36), ku theksohet: “Kryepiskopi dhe anëtarët e Sinodit, për shkak sëmundjeje kronike ose pleqërie, të cilat nuk u premtojnë të përmbu- shin detyrat e tyre, kanë të drejtë t’i paraqesin kanonikisht dhe me shkrim dorëheqjen e tyre Sinodit të Shenjtë. Sinodi i Shenjtë ka të drejtë të shkarkojë nga detyra Kry- episkopin, sinodhikët e çdo klerik tjetër, kur konstaton se për shkak sëmundjeje kronike ose pleqërie këta nuk janë në gjendje të për- mbushin detyrat e tyre”.

Duke iu referuar rregullores së sipërpërmendur, natyrshëm ortho- dhoksët shqiptarë kanë të drejtë të shtrojnë pyetjet: Aështë realisht sot i sëmurë, apo i plakur Kryepiskopi Anastas?

A ekziston ndonjë raport komi- sioni mjekësor, që vërteton sëmu- ndjen e Tij?

E vërteta ndriçon si dielli dhe nuk mund të errësohet nga tymnaja e Foti Cicit. Kryepiskopi Anastas gëzon shëndet të plotë. Ai është aktiv dhe dinamik, i kudondodhur në çdo skaj të Shqipërisë dhe në vende të ndryshme të mbarë botës. Shëndeti i Tij i plotë fizik dhe psi- kik dëshmohet me kthjelltësinë e mendimeve të Tij, me erudicionin e madh që zotëron, me bagazhin dhe përvojën shumëvjeçare si mi- sionar i Orthodhoksisë botërore, me artikujt e panumërt që ka shkruar dhe shkruan nëpër organet e shtypit shqiptar dhe të huaj, me inter- vistat e qarta dhënë mediave elek- tronike, me praninë e Tij si kryetar, zëvendëskryetar, si lektor në po- diumet e simpoziumeve e konfe- rencave ndërfetare, me organizi- min e drejtimin vetjak të shumë ve- primtarive fetare dhe laike në Shqi- përi dhe në të pesë kontinentet.

Por zotin Cici nuk e “bindin kë- to aftësi të shquara të këtij persona- liteti të lartë botëror, të cilin Pa- triku i Konstandinopojës, Vartho- lomeu, e quan: “Bekim për Shqipë- rinë dhe njeri të rrallë”, ndërsa Pa- triku i Aleksandrisë, ish-student i Imzot Anastasit, në fund të vitit 2004 u shpreh me një sinqeritet të

veçantë: “Në misionin tim kishtar do të doja të kisha model Kryepisko- pin e Shqipërisë, Imzot Anastasin”.

Foti Cici nuk mjaftohet vetëm me sëmundjen trupore të tiroideve, që kap edhe moshën rinore, prej së cilës Kryepiskopi tashmë është shëruar plotësisht, por me cinizmin e tij vazhdon të thellohet në këtë keqinformim, duke e quajtur këtë figurë të lartë të krishterimit botë- ror “me pamundësi psikologjike” për të bashkëpunuar me mënyra orthodhokse në kisha dhe për pasio- nin e Tij për të personalizuar gjith- çka, që i sjell si argumente për ta detyruar Imzot Anastasin të japë dorëheqjen. .

I gjori pseudoklerik Cici! Sa dri- tëshkurtër e paraqet veten e tij!

Kryepiskopi Anastas nuk ka asnjë arsye që të japë dorëheqje. Asnjë komision mjekësor nuk dëshmon për ndonjë sëmundje të rëndë, që të bëjë të pamundur krye- rjen e detyrës së Tij dhe as autori- tetet shtetërore nuk e përfillin një

Ilia ZAKA

Parashqevi SAHATÇIU nda SYLARI

Miltiadh VEVEÇKA Sotiraq MISHAXHIU Kristaq KOLANI Stavri ZHAKA Nasho XHEKA Xhovan KAJANA Miltiadh BABALLEKU Arqile SHYTI Agron GJY2ARI

sugjerim të tillë, por përkundrazi, duke respektuar Kushtetutën, nda- rjen e fesë nga shteti, e mbështetin dhe e vlerësojnë kreun e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë, dëshmi e së cilës është dhë- nia e trojeve në fshatra, qytete dhe në kryeqytetin tonë për ndërtimin e kishave orthodhokse.

Foti Cici me shkrimin e tij, për- veç sa thamë më lart, akuzon Krye- piskopatën e Tiranës si një mjedis gjysmë të manipuluar dhe gjysmë të korruptuar dhe arrin deri atje sa të shprehet: “për ne orthodhoksët (e Shqipërisë) as Zoti nuk besohet si kult.”

Duket qartë se Foti Cici nuk është as klerik, as besimtar ortho- dhoks, por është vetëm një vegël në duart e armiqve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri- së, të cilët, me sa duket, i kanë pre- mtuar fronin e Kryepiskopit të Shqipërisë.

Këtë Fron e ka merituar dhe e meriton denjësisht i Perëndizgje- dhuri dhe i Gjithëpranueshmi nga populli shqiptar, Fortlumturia e Tij Anastasi

Berat më 2.2.2005

Protestë për shkrimin shpifës ndaj Kryepiskopit tonë
(Në përgjigje të detyrueshme të shkrimit
“Shkarkimi i Kryepiskopit, sipas legjislacionit ortodoks”
në gazetën “Koha Jonë” dt. 26.01.2005 )