EmailFacebookKontakt

Nje qender e re per njerezit ne nevoje

Një qendër e re për njerëzit
në nevojë

Sipas një programi të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë, që filloi para pak ditësh në Tiranë, njerëzve me vështirësi të mëdha ekonomike do t’iu krijohet

mundësia që të ushqehen falas me një drekë, disa herë në javë. Kjo mensë është vendosur në kushte komode në mjediset e mëparshme (vijon në faqen 6)

(vijon nga faqja 1)

të Institutit Profesional “Frymë Dashurie”, në rrugën “Qemal Stafa”. Si fillim kjo do të bëhet tri herë në javë (të martave, të enjteve dhe të shtunave). Në krye të personelit të kësaj qendre do të jetë çifti misi- onar amerikan, Xhorxh dhe Polina Rassel. Veprimtaria e mensës filloi me shërbesën e bekimit të ujit, që u krye nga Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Proto- presviter Jani Trebicka.

Për momentin, në mensë po trajtohen rreth 30 persona, të cilët ushqehen me një meny të pasur

dhe të larmishme. Mensa është e
furnizuar me të gjitha pajisjet e ne-
vojshme. Gjithashtu, një automjet
shërben për ata që, për shkak të lar-
gësisë, kanë vështirësi për ta freku-
entuar.
Kryesisht njerëzit që do të pu-
nojnë në mensë janë vullnetarë,
përveç kuzhinieres dhe ndihmëses,
ku një rol të veçantë luajnë edhe
veprimtaret e Grupit të Grave Or­
thodhokse. Ishte po grupi i grave,
që duke njohur shumë familje dhe
individë në gjendje shumë të vë-
shtirë, ku kanë dhënë ndihma të
ndryshme, dha informacion për
personal që mund të trajtoheshin
sipas këtij programi.