EmailFacebookKontakt

“Dita e Tolerances”, ne Akademine Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

“Dita e Tolerances”, në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” dallohet edhe për ve- primtaritë e shumta. Ato janë të lar- mishme dhe zhvillohen jashtë dhe brenda mureve të shkollës, duke i përfshirë studentët si në veprimtari sociale, për të vënë në jetë njohuri- të dhe parimet e vëllazërimit të kri- shterë të mësuara ashtu edhe për të ngritur nivelin e tyre intelektual, duke u bërë më të aftë për të përba- lluar kërkesat në rritje të shoqërisë.

Një veprimtari e tillë ishte edhe “Dita e Tolerancës”, një seminar studimor, që u zhvillua në mjediset e shkollës, më 15 janar. Veprimtaria ishte organizuar nga Instituti i Stu- dimeve Ballkanike në Tiranë dhe Akademia Teologjike dhe kishte mbështetjen e Ambasadës Ameri- kane në vendin tonë. Merrnin pjesë përveç studentëve të Akademisë, përfaqësues nga komunitete të tje- ra fetare, pedagogë të Universitetit të Tiranës etj.

Veprimtaria u hap nga Drejtor- ja e Institutit të Studimeve Ballkanike, znj. Valentina Duka, që ishte edhe moderatorja e aktivitetit. Më pas i pari referoi drejtori i shkollës, Hirësia e Tij Ilia, që mbajti temën “Akademia Teologjike ‘Ngjallja e

Krishtit’ dhe vendi i saj në siste- min e arsimit fetar në Shqipëri”

(botohet në këtë numër).

Më pas, Prof. Dr. Thoma Mur- zaku, pedagog i historisë së feve në Universitet foli për “Domosdo- shmëria e ruajtjes dhe zhvillimit të

tolerancës fetare në Shqipërinë e sotme”. Ai theksoi: “…Eshtë një fakt i njohur historik se fetë në Shqipëri kanë bashkëjetuar dhe ba- shkëjetojnë në mënyrë shembullo-

(vijon në faqen 7)

“Dita e Tolerances”, në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

(vijon ngafaqja 1) re. Populli shqiptar, i ndarë në disa fe, nuk ka njohur asnjëherë luftëra të brendshme, qoftë edhe konflikte në shkallë krahinore, me karakter fetar… Kjo dukuri karakteristike dhe e rrallë është arritur si rezultat i përpjekjeve të vetë shqiptarëve, për të cilën kanë merita të veçanta si personalitetet drejtuese të komu- niteteve fetare ashtu edhe ideolo- gët e udhëheqësit e popullit shqiptar për emancipimin e tij politik e kulturor nga të tre besimet.”

Shefi i katedrës së Gazetarisë, Prof. Asoc. Dr. Bashkim Gjergji, mbajti temën “Toleranca fetare në median e sotme shqiptare”. Ai shprehu mendimin e tij, se media e sotme shqiptare “…në trajtimin e çështjes së besimeve fetare, në atë të tolerancës, të mirëkuptimit dhe të bashkëjetesës harmonike mes komuniteteve të ndryshme, media në përgjithësi ka ditur të ruajë një pozicion të vet të artë: ajo ka mbështetur linjën karakteristike të popullit tonë në shekuj… Ajo e ka quajtur kurdoherë tolerancën fetare një vlerë të madhe, ruajtja e së cilës është interes kombëtar prior itar…”

Pastaj, pedagogu i Akademisë Teologjike, z. Vlash Plepi, foli për “Ideologjitë fetare dhe toleranca”.

Tema të tilla, të cilat kanë të bë- jnë me tolerancën, dialogun ndër- fetar, mbarëvajtjen ndërmjet nje-

rëzve, komuniteteve, popujve apo grupimeve të ndryshme të cilët ka- në ndërmjet tyre dallime ideologji- ke, besimi apo të çfarëdo emërtimi tjetër që ato mund të marrin, janë kaq shumë të rëndësishme apo dhe të domosdoshme për një bashkek- zistencë paqësore dhe mirëkuptim kaq shumë të dëshiruar nga mbarë njerëzimi anekënd botës….

…Për njedhojë, përgatitja e duhur e feve të njerëzimit për zbutjen dhe kapërcimin e fenomeneve të sëmu- ra të fanatizmit dhe të zemërngu- shtësisë fetare është kultivimi i fry- mës së tolerancës dhe dialogut pa- qësor, i cili zvogëlon largësitë, kri- jon predispozitat për respekt reci- prok dhe për bashkekzistencë paqë- sore ndërmjet popujve. Bashkekzis- tencën paqësore na e imponon fry- ma ekumenike, e cila vazhdon të zhvillohet me gjithë vështirësitë që

ekzistojnë sot. Kjo është një botë, në të cilën duhet të marrin pjesë shoqëritë e të gjithë popujve dhe të të gjitha feve…

…Harmonia dhe toleranca fetare mund të vihet re shumë lehtë këtu në Shqipëri. Toleranca në besim, është një vlerë që ne e ruajtëm gja- të shekuj ve, duke u qëndruar sulme- ve të shumta përçarëse. Shqiptarët erdhën ndër shekuj si popull pluri- konfesional, ku feja e mëparshme qëndronte në një kohë që një fe tje- tër e re hynte, dhe kështu deri në ditët e sotme. Shqiptarët dhe në ve- çanti durrsakët (ku unë jetoj) kanë ruajtur një traditë të bukur urimi të festave të besimtarëve të përka- tësisë tjetër fetare. Kështu të kri- shterët bëjnë vizita për t’ i uruar Baj- ramin myslimanëve dhe anasjell- tas, myslimanët i urojnë të krishte- rëve Pashkët, Krishtlindjet etj.

Pra, nuk është thjesht një bashkë- jetesë e shtrënguar, por më tepër se kaq. Fatmirësisht kjo traditë e her- shme shqiptare është sot në har- moni të plotë me standardet demokratike perëndimore të lirisë së be- simit të gjithkujt e respektit ndaj besimit të tjetrit, veçanërisht e spi- katur në një demokraci të avancu- ar, multietnike e plurikonfesionale…

I fundit e mori fjalën studenti Thoma Shkira, i cili trajtoi temën “Fryma e tolerancës në mjediset e Akademisë Teologjike”. Ne stude- ntët e Akademisë, tha ai, nuk mjaf- tohemi të jemi tolerantë vetëm këtu në Akademi dhe brenda komunite- tit, por këtë frymë do ta shprehim edhe përballë personave jashtë ki- shës, sepse është një dhuratë që i bën mirë gjithë njerëzimit”.

Pas një pushimi, të pranishmit drejtuan pyetje, bënë vërejtje dhe dis- kutuan në mënyrë të gjallë rreth te- mave të trajtuara, të cilat u vlerësu- an për seriozitetin dhe nivelin e tyre. Temat dhe diskutimet u vlerësuan edhe nga Imzot Ilia dhe znj. Duka.

Një atmosferë të veçantë krijoi edhe programi i hartuar nga stude- ntët e Akademisë. Ai përfshinte një paraqitje mjaft interesante të ve- primtarisë së shkollës që nga kriji- mi i saj, të shoqëruar edhe me dia- pozitiva, si dhe një program i pasur artistik me këngë fetare dhe tra- dicionale.

Korresp. i “Ngjalljes”