Bullgari
Patriarku Maksim i Bullagarisë drejtoi në mëngjesin e së shtunës kremtimin e Liturgjisë Hyjnore në katedralen “Shën Aleksandër Nev- ski”, në Sofie, së bashku me Mitro- politin e diasporës, Josifm (SHBA, Kanada, Australi) dhe pjesëtarë të Sinodit të Shenjtë. Krishtlindjet (Kolenda në bullgarisht) festohen me madhështi në këtë vend, që ka rreth 83 për qind të popullsisë të besimit Orthodhoks. Krishtlindjet fillojnë një ditë më parë, para mes- natës, me traditën e “koleduvane” (kolendrave), kur djem dhe burra të pamartuar, kolendarët, vizitojnë shtëpitë e besimtarëve duke kë- nduar këngë që urojnë bollëk dhe shëndet për të zotët. Në qytete kjo traditë nuk ndihet kaq shumë, por nuk janë të rralla rastet që grupe fëmijësh trokasin në dyert e bano- rëve për të kënduar këngët e rastit dhe uruar.