EmailFacebookKontakt

Efrem siriani (28 janar)

Ati më i madh sirian, theolog dhe poet. Flitet se shkroi 3.000.000 vargje! Lindi rreth vitit 306 në Nisivi të Mesopotamit, u edukua me krishterimin dhe u arsimua nga

episkopi i tij, Jakovi (13 janar). Njihte edhe filozofi greke, veçse nuk dinte gjuhën.

Shumë herët u bë murg dhe më vonë dhjak, por nuk pranoi të lartësohet në episkop. Në Nisivi spikat si shtylla e shkollës theologjike të tij, orator i vrull- shëm dhe përluftar i Ortho- dhoksisë kundër heretikë- ve, deri sa më 363 qyteti pushtohet nga persët. Dhjakoni oshënar mbasi u

mundua afër grigjës së tij, erdhi në Edhesë të Mesopotamit.

Aty, në vend të takohet me një burrë shpirtprurës, siç ishte lutur, ndeshi një prostitutë, që e vështro-

Efrem siriani

(28 janar)

nte pa ia ndarë sytë. Vërejtjes së tij, iu përgjigj se e vështronte, me- që si grua u krijua prej brinjës së tij, ndërsa ai duhej të shikonte jo atë, por dheun nga i cili u formua. Dhe Efremi (sirisht = pjellori e dyfishtë) nga kjo përfitoi.

Në Edhesë jetoi si eremit në një mal afër, vazhdoi të ushtruarin e tij të rreptë dhe virtytin e tij dhe qante vazhdimisht duke studiuar Gjyqin e fundit dhe Parajsën.

Herë pas here vepronte mes be- simtarëve, që e respektonin shumë. Kështu, në zinë e bukës më 372, bindi të pasurit të vendosin nën ad- ministrimin e tij pasuritë e tyre, sa që iu shërbente të sëmurëve në

treqind krevate dhe kujdesej për të gjithë nevojtarët.

Rigjallëron shkollën theologjike të Edhesës; shkruan himne tro- nditëse “kataniktike” (shpirtdërr- muese), që futen në adhurim që kur ishte gjallë; kompozon dhe shpjegon vetë muzikën frymëmadhe të tyre; shpjegon gjithë Shkrimin; resta- uron format e ndryshme të mur- gjërisë dhe me “Tipikotë” që fo- rmulon, i vë një themel të që- ndrueshëm. Mëson, mahnit, shpë- ton. Thuhet se vizitoi Vasilin e Madh (1 janar), në Qesari.

Fjeti më 9.6.373, dhe kishte ur- dtiëruar që më përpara, i përuluri, të .vendosej në varrezën për të hu- ajt. E madhështuan Etër të mëdhenj.

At Justini