EmailFacebookKontakt

Grigori Nises (10 janar)

Nga Shenjtorët e muaj

Atë i madh, pionier i misticizmit, si edhe theolog e filozof, kërkues shumë i thellë, ishte bir i Vasilit dhe Emelisë dhe vëlla i Vasilit të Madh (1 janar) dhe oshënare Ma- krinës (19 korrik). Lindi më 335, në Neoqesari të Pondit. Studioi Shkrimin e Shenjtë, oratori etj.

Martohet me Theosevinë (greqisht = perëndibesimtare), me të vërtetë shpresëtare, të cilën më pas e dorëzoi në dhjakoneshë, dhe kremtohet sot bashkë me të, por i trishtuar rrëfen dhe lavdëron lartë- sinë e virgjërisë!

Jeton në mënyrë asketike i udhëhequr nga Vasili i Madh. Vasili, vëllanë e tij të mbyllur në vetvete e detyron dhe e bën epi- skop në një qytezë të arqiepisko- patës së tij, në Nisë.

Meqë Grigori lufton arianitët, ata shpifin për të si abuzues me paratë e Kishës dhe më 375 arrestohet, por arratiset. Një vit më vonë e çkishërojnë.

Por, mbas vdekjes (378) së pe- randorit arianit Valentit (364 – 378), kthehet në mënyrë triumfale tek populli i tij. Gjithashtu, kthehet

shpejt edhe nga qyteti i Sevastisë, ku orthodhoksët e kishin tran- sferuar më 380, me gjithë kundër- shtimet e tij.

Merrte pjesë në sinode dhe sidomos në Sinodin II Ekumenik në Konstandinopojë (381), ku doktrina e tij përbën artikullin për Shpirtin e Shenjtë në Simbolin e Besimit. Fjeti me sa duket më 394.

Zotërues i theologjisë dhe i ar- simit “të jashtëm” ose “jashtë dyer- ve” [të theologjisë] dhe sidomos i Platonit, sistemoi dogmat, duke u përpjekur t’i shpjegojë disi me lo- gjikë, për hir të popullit të thjeshtë që atëherë e theologjizonte gjerë- sisht. Në morinë e shkrimeve të shkëlqyera të tij përfshihen vepra shpjeguese (si “Rreth jetës së Moi- siut” dhe shpjegime të “Këngës së Këngëve”), dogmatike (si “Fjalimi i madh i katekizmit” e kundërshtu- ese kundër herezive të ndryshme), praktike – shpirtndërtuese (si “Rreth virgjërisë” dhe Jeta e Ma- krinës), fjalime dhe letra.

Me Vasilin e Madh e Grigor The- ologun (25 janar) përbën treshen e Etërve të mëdhenj të Kapadokisë.