EmailFacebookKontakt

Programi Rajonal per Trashegimine Kulturore ne Evropen Juglindore

Bërthama e Trashëgimisë Kulturore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përfaqësohet me gjashtë materiale të objekteve tona të kultit në Programin Rajonal për Trashë- giminë Kulturore në Evropën Juglindore, duke kaluar kështu me sukses të dy fazat e para të programit dhe duke zënë një pjesë të rë- ndësishme të 22 materialeve të kualifikuara për të gjithë Shqipërinë, të përgatitura nga insti- tucione të ndryshme.

Puna ka filluar gati një vit përpara, duke përgatitur materialet e nevojshme për të plotësuar kërkesat specifike dhe të detajuara të programit. Për këtë u përdorën materialet dhe studimet e Bërthamës së Trashëgimisë Kultu- rore si dhe u shfrytëzua përvoja e saj e përfituar gjatë restaurimit të disa dhjetëra objekteve të kultit. Por ç’përmban ky program, cilat janë qëllimet e tij?

Programi Rajonal për Trashëgiminë Kulturore dhe Natyrore në Evropën Juglindore, është Program i Këshillit të Evropës për vendet e Evropës Juglindore si kontribut për bashkë- punim në shkallë të gjerë të këtyre vendeve në drejtim të mbrojtjes, konservimit, rehabilitimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke vënë theksin në zhvillimin e qëndrueshëm në drejtim të administrimit urban dhe rural, zhvi- llimit lokal të kushteve të jetesës dhe mjedisit. Qëllimet politike të programit janë aktuale dhe të qenësishme, ato synojnë ndërtimin e një identiteti evropian të bazuar në njohjen e diversitetit rajonal, tolerancën dhe dialogun mes bashkësive duke e konsideruar trashëgiminë forcë që gjeneron paqe dhe bashkim.

Programi përbëhet nga tri komponentë kryesorë: Plani për Ndërtimin e Kapaciteteve Institucionale, i cili synon forcimin e institucio- neve në drejtim të menaxhimit të projekteve komplekse dhe hartimin e strategjive dhe politi-

kave ku të afirmohet trashëgimia si faktor për zhvillim ekonomik, social dhe shpirtëror, Plani për Projektin e Rehabilitimit të Integruar, dhe Projekti Pilot për Zhvillim Lokal, i cili synon mbështetjen e demokracive lokale dhe zhvillimin e partneritetit ndërrajonal.

Bërthama e Trashëgimisë Kulturore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në programin e mësipërm, merr pjesë në ko- mponentin B të tij, i cili synon në financimin e disa objekteve të rrezikuara me qëllim për- mirësimin e gjendjes aktuale të monumenteve

të trashëgimisë kulturore në gjithë rajonin nëpërmjet projekteve të restaurimit. Ky projekt është iniciativë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian nëpërmjet ish-Presidentit të tij, z. Romano Prodi.

Bërthama e Trashëgimisë Kulturore ka pëmbushur deri tani dy fazat e para të projektit, që janë hartimi i një raporti mbi gjendjen e objekteve të kultit të paraqitura. Në listë janë përfshirë objekte të tilla si: Kisha e manastirit të Shën Marisë në Goranxi, Dropull; Manastiri i Fjetjes së Hyjlindëses në Kakome, Sarandë; Kisha e manastirit të Shën Prodhromit në Voskopojë; Kisha e Kozares në Berat; Kisha e Shën Kollit në Krutjen e sipërme, Lushnjë dhe manastiri i Shën Gjergjit në Sarandë. Plotësimi i dy fazave të para të projektit ka qenë dëshmi jo vetëm e angazhimit serioz të Bërthamës së Trashëgimisë Kulturore në këtë projekt, por dhe e interesimit të madh që ka treguar dhe tregon Kryepiskopi Anastas për rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Përgatiti:

Gentian (Joan) Stratobërdha