EmailFacebookKontakt

Lindja e Krishtit – simbol i dashurise dhe i shpreses

Muaji dhjetor, tek besimtarët e Beratit ka mjaft kremtime, por edhe diçka të veçantë. Katedralja e Shën Spiridhonit kremton këto ditë të shënuara. Këtu, më 13 dhjetor të vitit 1990 rihapi për herë të parë dyert streha e Perëndisë.

Po në këtë kishë, më 20 dhjetor u kremtua me madhështi dita e Shën Ignatiti. Për të nderuar Krye- bariun e dioqezës që mban emrin e shenjtit kishin ardhur në këtë Li- turgji shumë besimtarë. Pas saj shumë besimtarë shkuan në Mitro- poli, ku i uruan emrin Imzot Ignatit. Një grup fëmijësh dhanë një mon- tazh artistik.

E kremtja më e madhe, ajo e Lindjes së Krishtit, u kremtua me madhështi. Në orën 5 të mëngjesit filluan shërbesat, që u kryen nga Imzot Ignati, i shoqëruar nga At Petraqi dhe dhjakon Spiridhoni. Pas Liturgjisë, Imzot Ignati në pre- dikimin e tij theksoi: “Perëndia është dashuri dhe zëri i urtësisë,

bashkimit dhe këtë e risjell i vetli- nduri, i biri i Perëndisë. Kjo është ajo që dallon, e përcakton besimin kristian. Ky virtyt është jetësor, ai ndodh në marrëdhënie të vazhdue- shme, është në lëvizje. Kjo dashuri mbetet përjetësisht në trupin mistik të Krishtit, që është Kisha. Dashu- ria është zemërgjerë, ajo nuk gë- zohet me padrejtësinë, por me të vërtetën, sepse ajo përbën vlerën

më të lartë të jetës. Ajo është sino- nim i dashurisë, ndaj i çon njerëzit pa e kuptuar pranë dashurisë – vëllazërisë”.

Pas faljes shumë besimtarë, përfaqësues të pushtetit lokal e for- cave politike, të komunitetit mysli- man etj., bënë vizita në Mitropoli, për t’i uruar Krishtlindjet Imzot Ignatit dhe gjithë besimtarëve orthodhoksë. Me këtë rast Hirësia e Tij i dha televizionit lokal një me- sazh urimi.

Edhe në qytetet e fshatrat që përfshihen në Mitropolinë e Beratit u kremtua me madhështi, dita e Ujit të Bekuar.

Falë organizimit nga Mitropo- lia u bë e mundur që të zhvillohen Liturgji në të gjitha enoritë.

Në Vlorë, nën drejtimin e At Kostandin Priftit, kryqi u hodh në ujërat e bregut të detit, në orën 1000, në prani të shumë besimtarëve.

Në Fier, At Ilia Bita në shatër- vanin e qytetit hodhi kryqin, që

simbolizoi bekimin e ujit.

Në Lushnjë, At Ilia Prifti në ki- shën e Shën Gjergjit bëri bekimin e ujit në prani të shumë besimtarëve.

Në Kuçovë, At Bartolome Bu- llari në kishën “Ngjallja e Krishtit” bëri bekimin e ujit, ndërsa shumë besimtarë shoqëronin shërbesën duke kënduar himin “Në Jordan kur pagëzoheshe, o Zot” etj.

Sotiraq Mishaxhiu, Berat