EmailFacebookKontakt

Kremtime te gezueshme ne Elbasan

Afrimi i Krishtlindjeve u prit me shumë shpresëtari nga besim- tarët orthodhoksë të qytetit të El- basanit e fshatrave të tij. Kisha e Shën Nikollës qysh në orët e para u mbush plot e përplot. Celebrimi i

Liturgjisë Hyjnore u krye nga Hi- rësia e Tij Ilia dhe klerikë të tjerë, i cili mbajti edhe predikimin e ra- stit. Më pas pritja e organizuar po në këtë kishë solli drejtuesit e (Vijon nëfaqen 8)

(Vijon ngafaqja 7) pushtetit lokal, krerët e komuniteteve fetare, deputetë dhe për- faqësues partish etj.

Kremtimi i ditës së pagëzimit të Zotit tonë Jisu Krisht në lumin Jordan dhe shenjtërimi i ujërave mblodhi përsëri të gjithë ortho-

dhoksët e këtij qyteti. Besimtarët e shumtë vinin nga lagjja “Kala”, nga “Shën Thanasi”, nga “Shën Joan Vladimiri”, nga Kuqani e gjer nga Shelcani.

Së bashku me Episkop Ilian bashkëmeshuan At Gjergji, At Pali, At Stavri, At Joani, At Petraqi dhe dhjakon Emanueli. Pas Liturgjisë

Hyjnore u krye edhe shërbesa e shenjtërimit të ujërave. Interesi i besimtarëve për ta ndjekur ve- primtarinë ishte i jashtëzako- nshëm. Gëzimi i kremtimit mbushi të gjitha irugët. Shërbesa e bekimit të ujit u krye në pishinën e hotel “Kriva”.

Episkop Ilia e hodhi atë dhe menjëherë shtatë djem u futën në ujë. Kryqin e ngriti lart i riu orthodhoks Elton Halili nga Sopoti i Librazhdit.

Episkop Ilia dhe klerikët e tjerë i uruan Eltonit drejtësi në besimin e tij orthodhoks, mbarësi, shëndet e suksese në mësime. Kështu u mbyll edhe kjo e kremte e bekuar.

At Stavri Çipi, Elbasan