Edhe këtë vit në qytetin e Korçës u kremtuan me madhështi festat e Krishtlindjes dhe të Ujit të Bekuar. Vetë gëzimi që trans- metojnë këto festa ndihej shumë ditë përpara, në qytetin e tradita- ve të mëdha Orthodhokse.
Festimet për festën e Krisht- lindjeve filluan dy javë para datës 25 dhjetor. Aktiviteti që hapi këtë
periudhë festive ishte një shfaqje me muzikë bizantine nga Kori Bizantin i Edesës. Ishte ky aktivitet që trokiti i pari, duke thyer kufijtë e gjuhëve të ndryshme dhe duke transmetuar tek të gjithë gëzimin e festës që po afronte.
Aktiviteti që pasoi ishte festival! i dioqezës, që tashmë është bërë një traditë e përvitshme. Edhe
në këtë aktivitet festiv ku morën pjesë të rinj nga e gjithë dioqeza, u përçua me nota festive tek çdo njeri “Lajmi gazmor dhe i çu- ditshëm, që vinte nga Betlehemi”. Ishte ky lajm që mblodhi shumë besimtarë, dhe personalitete të qytetit në këtë aktivitet festiv, ku grupit të fshatit Polenë iu dha edhe çmimi i parë. Dhe rruga për të ta- kuar Foshnjën e Betlehemit vazhdo- nte, në aktivitetin pasardhës.
Kolendrat janë një festë tradi- cionale për qytetin tonë. Grupe fëmijësh, të rinjsh, të moshuarish, lëviznin gëzueshëm në rrugët e qytetit dhe lajmëronin kudo për Atë, që do të lindte. Për një natë të vetme të gjithë patën privilegjin të ishin engjëj që lajmëronin Lindjen e Shpëtimtarit. Në çdo sokak të qytetit takoje grupet që gëzueshëm këndonin: “Kolendra, Kolendra sot gëzuar për shumë mot, Zotërinj dhe Zonja”.
Por kulmi i festave ishte data 25. Njerëz të çdo moshe u mblo- dhën së bashku në kishat e qytetit,
(Vijon nëfaqen 8)
(Vijon ngafaqja 7)
ku u celebrua edhe Liturgjia Hyjno- re, duke ndarë me njëri-tjetrin gë- zimin e festës. Në Katedralen e qytetit “Ngjallja e Krishtit” Liturgjia u kryesua nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, i cili në predikimin e Tij foli për gëzimin që kjo festë trans- meton dhe për nevojën që ka sho- qëria e sotme për këtë gëzim Hyj- nor, që na jepet dhuratë nga fosh- nja e Betlehemit.
Më pas u vazhdua me pritjen e urimeve në selinë e Mitropolisë, ku erdhën dhe uruan autoritetet më të larta të shtetit, si Kryeministri i Shqipërisë, z. Fatos Nano, përfaqë- sues të komuniteteve fetare dhe besimtarë të ndryshëm. Gjithashtu uroi në datën 26 dhe ish-Presidenti dhe Kryetari i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha.
Me rastin e kësaj feste, me be- kimin dhe përkujdesjen e Mitropo- litit Joan, po në këtë ditë u organi- zua një drekë për të gjithë njerëzit në nevojë, si dhe u ndanë pako me
dhurata për fëmijët e policëve që janë vrarë në krye të detyrës dhe për fëmijët e Komunës Barmash, fshatrat e së cilës janë dëmtuar nga tërmeti.
Ishte ky gëzim dhe këto aktivite- te, të cilat vazhduan deri në ditën e Ujit të Bekuar, ditë që në Mitro- polinë e Korçës celebrohet në më- nyrë shumë madhështore. Edhe në këtë të kremte Liturgjia u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, i cili përsëri theksoi: “Duhet të gji- thë të përpiqemi, që dritën që lindi në shpellën e Betlehemit ta mbaj- më ndezur, duke mos u trembur nga Herodët, që përpiqen ta shuajnë”.
Më pas shërbesa vazhdoi me hedhjen e Kryqit në ujërat e liqe- nit të Pogradecit, ku morën pjesë qindra besimtarë. Ishte kjo atmos- fera që pushtoi dioqezën e Korçës, çdo zemër të krishteri dhe, është kjo atmosferë që duhet të na kara- kterizojë gjatë gjithë jetës sonë si të krishterë.
Vangjel Qazimllari