EmailFacebookKontakt

Tre Eterit e Medhenj dhe festa e tyre

Në vitet e mbretërisë së Aleksit të Komninoit, i cili e mori pushte- tin pas Votaniatit, u krijua një kontradiktë midis grupeve të inteligjentëve dhe atyre që jetonin në virtyt, pasi disa ngrinin lart figurën e Shën Vasilit duke thënë se kjo figurë shpreh ide të larta, se ai studioi natyrën e gjërave, se në virtyt shumë pak ndryshon nga engjëjt, se nuk fal dosido, dhe se morali i tij është tepër i thellë dhe jo i dheshëm, duke ulur kështu figurën e të shenjtit Gojartë, i cili sipas tyre është krejt i kundërt dhe fal lehtë.

Të tjerë ngrinin lart figurën e Shën Gojartit, duke thënë se ai është më njerëzor në mësim- dhënien e tij, dhe se duke iu bërë thirrje njerëzve me fjalën e tij të thjeshtë i udhëheq ata në pendim. Për shkak të predikimeve të tij fjalëmbla dhe analizimit me hollësi të koncepteve e vinin mbi Shën Vasilin dhe Shën Grigor Theo- logun.

Të tjerë simpatizonin Theo- logun Grigor, për thjeshtësinë e tij,

për oratorinë e tij, për fjalën e tij të fuqishme, fjalorin e tij të pasur, duke konsideruar kështu se ai ua kalonte gjithë të shquarve në filozofinë, kulturën dhe gjuhën greke si dhe në theologji, ndaj fitorja i përkiste atij dhe kështu ngrinin lart figurën e tij. Kjo solli si rezultat përçarjen e besimtarëve, të cilët u ndanë në grupe që u quajtën loanitë (“tifozë” të Shën Joanit). Vasilitë (“tifozë” të Shën Vasilit) dhe Grigoritë (“tifozë” të Shën Grigorit).

Ndërkohë që bëheshin disku- time dhe kundërshtime për emrat dhe arsyet e sipërpërmendura të Tre Etërit e Mëdhenj iu shfaqën (jo në gjumë), herë secili më vete dhe herë të tre bashkë, episkopit Joan të qytetit të Evhaitit, i cili ishte njeri shumë i ditur dhe zotëronte shumë mirë filozofinë, kulturën dhe gjuhën greke (siç duket dhe nga shkrimet e tij), dhe që kishte

arritur në kulmin e virtyteve, dhe me një gojë i thonë:

“Ne, siç e shikon, jemi një shpirt pranë Perëndisë dhe asgjë nuk na ndan dhe nuk na sjell në armiqësi me njëri-tjetrin; secili prej nesh, në epokën e tij shkruajti mësime për shpëtimin e njerëzve, duke qenë i ndriçuar nga Shpirti Hyjnor, dhe ne publikuam ato mësime që na u shfaqën prej Tij. Midis nesh nuk ekziston as “i parë” as “i dytë”. Prandaj ngrihu me- njëherë dhe jepu porosi atyre që bëjnë polemika për ne, të mos na ndajnë, sepse ne edhe kur jetonim në botë edhe kur ikëm prej saj u kujdesëm gjithmonë dhe kujdesemi vazdimisht për të udhëhequr botën në bashkim. Akoma më tepër, bashkoji festat tona në një ditë dhe kështu të festohemi që tani e tutje, ashtu sikundër dhe ne jemi një pranë Perëndisë. Ose ne do të shpejtojmë t’u vemë në ndihmë

gjithë atyre që kryejnë kujtimin tonë, sepse mund të ndërmjetojmë tek Perëndia.”

Këto pra thanë dhe u panë të ngjiten përsëri në qiell të veshur me ndriçim të pamasë dhe duke iu drejtuar njëri-tjetrit me emër.

Atëherë i shënjti episkop, Joani i Evhaitit, bëri ashtu si e këshilluan të Tre Shënjtorët duke qetësuar kështu turmat e njerëzve që hahe- shin midis tyre (pasi të gjithë e njihnin famën e tij si njeri i virtytshëm). Ky pra ia dorëzoi këtë festë Kishës që të festohet sipas dëshirës së Perëndisë. Por vini re urtësinë e këtij burri të shenjtë. Meqenëse në muajin janar festo- hen të Tre Shenjtorët, më 1 Janar Shën Vasili, më 25 Janar Shën Grigor Theologu dhe më 27 Janar Shën Joan Gojarti (transferimi i lipsanit), i bashkoi të tre që të festohen në datën 30 Janar duke i stolisur me Kanone, Tropare dhe lavdërime, ashtu siç u ka hije.

Nga Sinaksari i së kremtes
Përktheu nga greqishtja:

A. Filip