Lista e vjedhjeve të bëra kohët e fundit ndaj kishave orthodhokse
Mitropolia e Tiranës
– Eshtë vjedhur në mënyrë të përsëritur kisha e Shën Pavlit në Durrës.
– Eshtë vjedhur kisha e Shën Kollit dhe kopshti i fëmijëvë në Elbasan (4 nëntor).
– Hedhja e dy shisheve me lëndë djegëse në derën e kishës “Lindja e Krishtit” në Shkodër.
– Tentativa për të shkatërruar kryqin pranë fshatit Fikas.
Mitropolia e Beratit
– Vjedhur në mënyrë të përsëritur kisha e Shën Gjergjit në Libofshë.
– Kisha e Karavastasë.
– Kisha e Daullasit.
– Kisha e Shën Gjergjit, Fier.
– Kisha “Ngritja e Kryqit”, Patos (duke gdhirë 25 dhjetor).
– Kishat e Bestrovës, Nartës dhe Zvërnecit (periudhën e Krishtli- ndjeve).
Mitropolia e Korçës
– Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Korçë (8 nëntor).
– Kisha e Shën Thanasit, Voskopojë.
– Kisha e Shën Gjergjit, Ersekë (në mënyrë të përsëritur, 24 shtator dhe 9 nëntor).
– Kisha e Shën Ilisë, Korçë (8 nëntor).
– Kisha e Shën Thanasit, Korçë.
– Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Pogradec.
– Brenda tre muajve (gusht-tetor ’04) janë vjedhur me thyerje
15 kisha.
– Kisha e Leskovikut.,
Mitropolia e Gjirokastrës
– Kisha e Këlcyrës (10 nëntor).
– Kisha e Leusës (10 nëntor).
– Kisha e Shën e Premtes dhe ajo Shën Kollit në qytetin e Përmetit (10 nëntor).
– Shën Gjergji, Stërmbec (10 nëntor).
– Në kryqin e Xarrës vendoset tritol.
– Kisha e Bularatit, Gjirokastër (28 shtator).
– Thyerja e rreth 10 kishave brenda një nate në zonën e Sarandës, si Manastiri i Shën Gjergjit, kisha e Çukës (20 shtator) etj.
– Vandalizmi ndaj kampingut të të rinjve orthodhoksë pranë manastirit të Shën Gjergjit, Çukë (27 shtator) etj.
– Duke u gdhirë Krishtlindjet u grabit për herë të dytë me thyerje Kisha “Metamorfoza e Krishtit” në Gjirokastër dhe ajo e Kryen- gjëjve në Goranxi.
– Natën e Krishtlindjeve janë vjedhur edhe disa kisha në zonën e Bregdetit: Shën Dhimitri në Nivicë, Shën Vasili në Shën Vasil, Gjithë Shenjtorët dhe Shën Marina, Himarë, Manastiri i Shën Dhimitrit në Qeparo.
– Kisha të tjera të vjedhura në muajt e fundit të vitit 2004: Shën Kozmai, Çarshovë, Shën Nikolla, Vanistër, Shën Harallamabi, Sarandë, Ungjillëzimi, Delvinë, Shën Nikolla, Xarrë, Shën Parashqe- via, Terihat, Shën Nikolla, Jorgucat….
– 14 janar 2005 grabitet Manastiri i Profetit Ilia.