EmailFacebookKontakt

Kisha e Patosit u vodh dhe u perdhos naten e Krishtlindjeve

Natën e Krishtlindjeve, ndërsa besimtarët përgatiteshin të festonin me madhështi këtë të kremte të shënuar, persona ende të paidenti- fikuar shpërthyen tri dyer të kishës “Ngritja e Kryqit” në Patos. Ata vodhën arkën e kishës, katër ikona dhe disa qerasje të përgatitura për pritjen e autoriteteve dhe të gjithë atyre që do të uronin besimtarët pas Liturgjisë Hyjnore. Por autorët e këtij gjesti të shëmtuar nuk u mjaftuan me kaq, ata kishin prishur mjedisin e kishës duke derdhur vajin e shërbesave, përmbysur enët e shenjta etj. Kjo përdhosje

dëshmon se përtej një vjedhjeje të thjeshtë, momenti i aktit të rëndë dhe kjo mënyrë veprimi dëshmon një tentativë për të përcjellë një

mesazh urrejtjeje dhe përçarjeje, në kundërshtim me mesazhin e paqes që sillte Krishti i sapolindur.

Koresp. i “Ngjalljes”