EmailFacebookKontakt

Festa cenohet nga vjedhje e perdhosje kishash

Festa cënohet nga vjedhje e përdhosje kishash

Periudha e kremtimeve të fund- vitit përkoi edhe me një riakutizim të sëmundjes së vjedhjes e dëmti- mit të kishave. Lista e tyre kohët e fundit vjen duke u shtuar gjithmo- në e më tepër, ndërsa nga organet e rendit zbulimi i autorëve vazhdon të qëndrojë tek zeroja. Kjo dukuri vazhdon të bëhet gjithmonë e më shqetësuese, ndërsa impenjimi i autoriteteve shtetërore përgjegjëse vazhdon të jetë i përgjumur dhe inefikas, për të mos thënë indife- rent apo diçka më shumë.

Përsëritet e stërpërsëritet se ke- mi të bëjmë vetëm me krime ordi- nere, me veprime pa lidhje midis tyre, apo me njerëz që problemet e var- fërisë së përditshme kërkojnë t’i zgjidhin në rrugën e krimit. Por, a është vërtet kështu? Janë disa fakte kokëforta, të cilat të shtyjnë që të nxjerrë.sh’ edhe të tjera përfundi- me, të formuiosh të tjera hipoteza.

Së pari është intensiteti i tyre. Në një periudhë të shkurtër kanë ndodhur vjedhje të shumta në një zonë të caktuar. Kështu, në Mitro- polinë e Gjirokastrës, në zonën e Sarandës, është arritur të shpër- thejnë edhe dhjetë kisha brenda një nate, në të Korçës brenda një peri- udhe të shkurtër u cënuan 15 kisha. Janë disa raste kur brenda një nate vidhen 3-4 kisha të një zone.

Së dyti, është shtrirja gjeogra- fike. Epidemia ka prekur të gjitha dioqezat e Kishës sonë. Ka pasur vjedhje intensive në Sarandë, në Gjirokastër, në Përmet, në Ersekë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në zonën e Myzeqesë, në Patos, në Vlorë, në zonën e Bregdetit etj.

Së treti, është paaftësia e poli- cisë për të mbrojtur Komunitetin Orthodhoks nga ky sulm banditesk ndaj objekteve të tij. Megjithë përmasat dhe spektakolaritetin e këtyre akteve (10 kisha në një natë kërkojnë njerëz dhe mjete), organet e rendit kanë qenë duke fjetur gjumë ose në ndonjë anë tjetër dhe nuk kanë gjetur dot asnjë gjurmë

që t’i çonin tek autorët e jo më që t’ia dorëzojnë ata drejtësisë. Kjo krijon tek besimtarët një klimë pasigurie, që është mbase edhe që- llimi i shumë akteve të tilla. Sepse nuk ka si shpjegohet që ato shtohen në çaste krizash e problemesh. Kështu p.sh. pas presioneve për të hequr kryqin në fshatin Xarë dhe tentativës së disa segmenteve të caktuara shtetërore për ta hedhur në erë me tritol, që u shoqëruan edhe më një pasqyrim të shtrembë- ruar, të njëanshëm dhe acarues në mediat e ndryshme, në atë zonë ndodhën edhe një varg vjedhjesh e grabitjesh e deri tek dhunimi i kampingut të rinisë orthodhokse pranë Manastrit të Shën Gjergjit. Eshtë vështirë të mos krijosh një

lidhje midis tyre, ashtu siç janë të papranueshme tentativat e disa qar- qeve politike për të mbajtur Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë peng të marrëdhënieve shqiptaro-greke, duke kryer kështu një veprim jo vetëm të dënueshëm por edhe antikombëtar. Gjithashtu, është e vështirë të pranohet se haj- dutët preferokan më shumë objek- tet orthodhokse të kultit dhe më pak ato të besimeve të tjera, sepse aktet kriminale ndaj objekteve të komuniteteve të tjera janë shumë herë më të vogla.

Shqetësues është edhe fakti se organet e rendit, ndërsa kanë dësh- tuar sistematikisht të gjejnë dhunu- esit e kishave tona, tregohen shu- më të interesuar të mbulojnë rastet

më flagrante ose t’i minimizojnë ato. Kështu ndodhi me shishet me lëndë djegëse që u hodhën në ki- shën “Lindja e Krishtit” në Shko- dër apo me ngjarjen e Xarrës dhe me letrat kërcënuese për ndërtu- esin e kryqit dhe kryetarin e komu- nës etj.

Dhe së fundi, autoritetet shtetë- rore, organet e rendit, forcat politike dhe të gjithë duhet të dinë se cënimi i objekteve të kultit nuk është vetëm vjedhje e dhuratave të besimtarëve, por edhe prekje e be- simit, fyerje dhe përdhosje e vendit të shenjtë, që krijon ndjenja negative dhe prish bashkëjetesën fetare. Janë akte që më shumë se të tash- men cënojnë të ardhmen.

ThDk