EmailFacebookKontakt

Shendeti i Kryepiskopit eshte shume mire

Në lidhje me artikullin e botuar në numrin e sotëm të gazetës suaj “Janullatosi i sëmurë, Kishën e drejtojnë mëkëmbësit e tij”, sqa- rojmë se artikulli ka shtrembërime të së vërtetës dhe të prononcimit të bërë nga ana jonë gazetares Li- ndita Çela.

Sëpari, gazetares iu konfirmua se shëndeti i Kryepiskopit është shumë mirë, pas një operacioni të bërë dhe se mbas kontrolleve mje- kësore do të kthehet shpejt. Kështu që titulli për “gjendjen e rëndë”, apo afirmimet për “gjendjen kriti- ke shëndetësore” janë thjesht spe- kulative dhe të pavërteta.

Kryepiskopi nuk ka qenë në Shqipëri vetëm gjatë një periudhe të muajit dhjetor, por për Krishtli- ndje ai i uroi besimtarët dhe gjithë popullin nëpërmjet ekraneve tele- vizive. Në fund të dhjetorit Kryepiskopi Anastas ndodhej në Tiranë dhe drejtoi Liturgjitë Hyjnore të da- tave 1 dhe 2 janar 2005, si dhe mble- dhjen e Sinodit të Shenjtë të datës

3 janar, duke u larguar më pas për disa kontrolle rutinore mjekësore.

Së dyti, mungesa e sinqeritetit në pyetjet e bëra dhe përdorimi i informacioneve fragmentare, e bë- në gazetaren të shkruante me mos- njohje të plotë për “mëkëmbësa”. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka një hierarki të qartë dhe të plotë, me në krye Kryepi- skopin Anastas, i cili për asnjë çast nuk është shkëputur nga drejtimi i saj. Organi më i lartë i saj është Sinodi i Shenjtë, i përbërë nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Kor- çës Joani, Imzot Ilia dhe nga Krye- sekretari, Protopresviter Jani Tre- bicka. Të gjitha detyrat e tjera të drejtimit janë administrative dhe nuk zëvendësojnë funksionet e Kryepiskopit dhe të anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Fakti se At Jani Trebicka kryesoi ceremoninë e Ujit të Bekuar në Tiranë (për të cilën u interesua gazetarja), nuk do të tho- të se ai drejton në vend të Kryepiskopit (të gjitha shërbesat drejto- hen domosdoshmërisht nga një klerik).

Ndaj duke vlerësuar interesin tuaj të veçantë për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, përsërisim se ngjyrat alarmante që i janë dhë- në shkrimit, janë thjesht spekula- tive. Ashtu siç ishte edhe shkrimi “Mungesa e pajustifikuar” (15 dhjetor 2004), i Mentor Nazarkos. Kodi etik i gazetarit që është varur në mjediset e gazetës suaj duhet të vlejë në të gjitha rastet dhe për të gjithë dhe jo në mënyrë selektive të dyshimtë.

Shpresojmë se këtë herë dhe si- pas standardeve evropiane, ky rea- gim do të botohet dhe nuk do të përsëritet ajo që ndodhi me përgji- gjen e Episkopit Ilia për artikullin e z. Nazarko, të cilën e latë në heshtje.

Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse

Autoqefale të Shqipërisë