Kam lexuar me vëmendje, por me vonesë artikullin “Mungesa e pajustifikuar”, botuar në gazetën “Shekulli”, të datës 15 dhjetor 2004, i cili kërkon një sqarim. Autori, me një mjeshtëri të duk- shme, ka përpiluar disa pika të ndër- thurura, por aspak të lidhura me kritikën e tij kryesore. Me këtë le- tër nuk do të analizoj të gjitha de- tajet e artikullit.
Kryepiskopi Anastas u largua nga Shqipëria për në Athinë, ku më 1 dhjetor u operua për të rregulluar një problem shëndetësor. Gjatë që- ndrimit të tij në spital ai u vizitua nga Ambasadori i Shqipërisë në Greqi së bashku me stafin e tij, të cilët i çuan Kryepiskopit një buqe- të me lule dhe urimet në emër të qeverisë për mbarësi dhe shëndet të plotë.
I ngarkuar nga Kryepiskopi, si përfaqësues i tij dhe i Kishës në
Samitin e Evropës Juglindore, i mbajtur në Tiranë i përmbusha të gjitha detyrat.
Me kulturën e tij të gjerë dhe me emrin e tij të njohur në mbarë botën Kryepiskopi Anastas përdor dinjitetin e tij personal dhe të shu- manshëm për nder të Shqipërisë dhe për mbarëvajtjen e popullit shqiptar. Pra erdhi koha që të ndër- priten kritikat e trilluara duke mos pranuar fjalët, ndjenjat dhe veprat e tij shqiptare. Kaloi koha e kseno- fobisë dhe arriti koha e mirënjoh- jes dhe falënderimit për personal si Kryepiskopi Anastas, të cilët i bëjnë shërbime të kushtueshme vendit.
Me nderime,
+ Episkop Ilia
i Dioqezës Orthodhokse
Shqiptare të Amerikës dhe
Drejtor i Akademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit” në Durrës