EmailFacebookKontakt

Kremtohet në Kishë Dita e Pavarësisë

Në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, me rastin e festës së 28 Nëntorit, u zhvillua një shërbesë e veçantë Dhoksologjie-falënderimi, për festën e Flamurit. Ajo u drejtua nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Protopresviter Jani Trebicka dhe klerikë të tjerë, dhe u ndoq me lutje nga besimtarët e shumtë. Kjo shërbesë është në traditën e Kishës sonë dhe kryhet me rastin e festës kombëtare në të gjitha kishat orthodhokse të vendit.

Një veprimtari e një shërbesë Dhoksologjie për festat e 28 dhe 29 nëntorit u zhvillua edhe në shtëpinë e re të rinisë, në kryeqytet, e cila u ndoq edhe nga një program artistik e një konkurs me temë nga festat.

K. B.