EmailFacebookKontakt

Komunikatë

Mbrëmjen e datës 7 nëntor 2004 janë hapur me forcë dhe janë vjedhur e dhunuar Katedralja e qytetit “Ngjallja e Krishtit” dhe kisha e Profetit Ilia në qytetin e Korçës.

Vjedhjet dhe dhunimet e kishave brenda dioqezës sonë po bëhen një fenomen i vazhdueshëm, që na bën të mendojmë se nuk janë thjesht raste vjedhjesh ordinere, por një sulm i organizuar me qëllim të caktuar.

I kemi njoftuar vazhdimisht organet kompetente dhe të pushtetit lokal, por rezultati tregon se nuk është bërë asgjë.

I kërkojmë të gjithë opinionit të shëndoshë që t’i dënojë këto veprime me pasoja të rrezikshme për harmoninë dhe tolerancën për të cilën mburremi.

Gjithashtu i kërkojmë përsëri të gjitha organeve kompetente që të trajtojnë me përparësi këto veprime dhunuese dhe fyese për komunitetin orthodhoks dhe i drejtohemi shtetit që të përmbushë detyrimin kushtetues për mbrojtjen dhe lirinë fetare në vendin tonë.

Zyra e Shtypit
pranë Mitropolisë së Shenjtë, Korçë