EmailFacebookKontakt

Shprehim mbështetjen vëllazërore Fortlumturisë së Tij, Anastasit, Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë

Fortlumturia Juaj, shumë i dashur vëlla më Zotin!

Me hidhërim mësuam për sulmet e ekstremistëve që ndodhën kohët e fundit ndaj simboleve dhe manastireve të të krishterëve orthodhoksë në Shqipëri. Në emër të Kishës Orthodhokse Ruse i shprehim mbështetjen vëllazërore Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Shpresojmë se organet shtetërore do të marrin masat e domosdoshme për parandalimin e akteve të tjera dhe për një jetë në paqe të të krishterëve orthodhoksë shqiptarë.

Lutemi që Zoti ynë i Shumëmëshirshëm t’i japë forcë Fortlumturisë Suaj dhe grigjës suaj të shumënderuar në këto momente të vështira që po kaloni.

Me dashuri më Zotin
6 tetor, 2004

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë
Aleksi II