Deklaratë shtypi nr. 04-40/e 4 Tetor 2004
Komiteti Qendror i Konferencës Evropiane të Kishave (KEK), i mbledhur në Pragë nga 27 shtatori deri më 3 tetor, shprehu shqetësim për aktet e fundme të dhunshme kundër Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
“I kemi dëgjuar”, tha Komiteti Qendror, “me shqetësim të madh seritë e akteve të dhunshme që u bënë kundër Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Disa prej këtyre akteve janë: vënia e tritolit në një kambanore-kryq në Xarë; plaçkitja e një kampi rinor orthodhoks dhe ambienteve studentore pranë manastirit të Shën Gjergjit në Sarandë; dhe dëbimi i Komunitetit Orthodhoks nga një kishë e vjetër në Përmet”.
Në lidhje me këto akte të dhunshme Komiteti u bashkua me shqetësimet dhe protestat e Fortlumturisë së Tij, Anastasit, Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, kreu i Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Kryepiskopi Anastas është gjithashtu Zëvendëspresident i KEK.
“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”, deklaroi Komiteti Qendror, “që të vazhdojnë të respektojnë lirinë fetare në vend dhe të mbrojnë komunitetet fetare”.
****
KEK është një organizëm i rreth 125 Kishave Orthodhokse, Protestante, Anglikane dhe Katolike të Vjetra nga të gjitha vendet e Evropës, si edhe 40 organizata të asociuara. KEK është themeluar në vitin 1959 dhe ka zyra në Gjenevë, Bruksel dhe Strasburg.