Më 11 shtator, në trevjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake të Nju Jorkut, në Galerinë e Arteve në Tiranë, u zhvillua një ceremoni përkujtimore. Ajo ishte titulluar “Mëngjes lutjesh për paqen” dhe u organizua nën kujdesin e posaçëm të Presidentit të Republikës, z. Alfred Moisiu dhe të Kryeministrit, z. Fatos Nano.
Në ceremoni morën pjesë edhe Zv.Kryeministri, z. Namik Dokle, znj. Makbule Çeço, z. Pandeli Majko, i ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë Steven Zate etj. Merrnin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, ku Kisha jonë përfaqësohej nga Kryepiskopi Anastas dhe Protopresviter Jani Trebicka.
Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Protopresviter Jani Trebicka, lexoi “Lutje” dhe “Mesazh” të Kryepiskopit Anastas, hartuar me këtë rast, të cilat po i botojmë.
Veprimtaria përfshinte përveç fjalëve të të pranishmëve edhe një ekspozitë me foto nga ngjarjet e tmerrshme të 11 shtatorit 2001 dhe prezantimin e librit “Mos harroni”, me materiale të gazetës “New York Times” dhe të revistës “Times”.
Çast nga leximi i “Lutjes”