EmailFacebookKontakt

Festivali i VII-të Kombëtar i Rinisë Orthodhokse

“Le të mblidhemi të gjithë së bashku e le të lavdërojmë Perëndinë!” Ishte mesazhi kryesor që të rinj nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë përcollën në Festivalin e VII-të Kombëtar të Rinisë Orthodhokse. Ky aktivitet u zhvillua në manastirin e Shën Vlashit, ditën e diel, më 22 gusht dhe morën pjesë 10 grupe rinore. Çdo grup u paraqit me një këngë të krishterë dhe një këngë popullore si dhe valle tradicionale nga zona e tyre.

E veçanta e këtij festivali ishte edhe pjesëmarrja e të rinjve nga të gjitha vendet ballkanike. Ata u paraqitën me një kolazh muzikor nga vendet e tyre.

Në fund të tij përshëndeti edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas.