EmailFacebookKontakt

Lartësimi i Kryqit të Nderuar (14 shtator)

Lartësimi i Kryqit, kremtuar më 14 shtator, përkujton gjetjen e Kryqit të Krishtit nga Shën Helena, nëna e perandorit Konstandin, në shekullin IV dhe, pasi u mor nga persianët, rimarrjen e tij nga perandori Irakli, në shekullin VII, kur ai u “lartësua” në Kishën e Ngjalljes në Jerusalem. Nga kjo ngjarje e fundit “lartësimi universal” i Kryqit filloi të kremtohej çdo vit në të gjitha Kishat e perandorisë.

O Zot, shpëto popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd. Dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin tënd me anën e Kryqit tënd (Tropari).

Ti që u ngrite mbi Kryqin, duke dashur, shtetit të ri të themeluar prej teje, dhuroju kurdoherë hir, o Krisht Perëndi, jepi forcë dhe gëzim, popullit dhe shtetit tonë, fali fitore e triumf në çdo luftë mbi armiqtë; ji gjithmonë bashkëluftëtar, armë për paqe, trofe e pamundur (Shkurtorja).

Dita e shenjtë e Lartësimit të Kryqit, ka edhe sot një vend dhe rëndësi të madhe në Kishën Orthodhokse. Ajo është për ne një ditë agjërimi dhe lutje, një ditë që na kujton se Kryqi është e vetmja shenjë e vlefshme e gjithë besnikërisë sonë dhe që shpëtimi ynë vjen jo nga “fitoret” e gjërave tokësore, por nga e vetmja fitore e vërtetë dhe e përhershme e kryqëzimit të Krishtit dhe e bashkëkryqëzimit tonë me të.

Kryqit tënd po i falemi, o Kryezot dhe Ngjalljen tënde të shenjtë lavdërojmë (Himn Nderimi para Kryqit).