EmailFacebookKontakt

Njoftim – Konkursi për pranimin në Akademinë Teologjike

Njoftim

Nga datat 3-4 shtator 2004 zhvillohet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash. Pyetjet e konkursit janë rreth “Dhiatës së Re” dhe katër vëllimeve “Besimi Orthodhoks”.

Kandidatët duhet:
A. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse të paktën një vit më parë.
B. Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës së tyre.
C. Të kenë mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare.
D. Të kenë një rekomandim nga Episkopi i Dioqezës.
E. T’i nënshtrohen konkursit për pranimin.

Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs në orën 9.30 të datës 3 shtator, ndërsa një javë para konkurimit duhet të kenë dorëzuar në sekretarinë e Akademisë dokumentat përkatëse:

1. Rekomandimi i Episkopit.
2. Kërkesë me shkrim e kandidatit.
3. Dëftesa e pjekurisë.
4. Çertifikatë personale.
5. Çertifikatë pagëzimi.
6. Vërtetim mjeko-ligjor.
7. Vërtetim i prokurorisë së rrethit.

Për hollësi të mëtejshme të interesuarit mund të kontaktojnë në numrat e telefonit: 0575 222 55 dhe 052 33494.

Adresat e faqeve në Internet dhe ajo e E-mail-it, të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, janë:

Internet: www.orthodoxalbania.org
E-mail: orthchal@orthodoxalbania.org