EmailFacebookKontakt

Durrës: Kremtimi festiv i Shën Pavlit

Në kishën që mban emrin e Apostull Pavlit në Durrës, në prani të shumë besimtarëve, Liturgjinë Hyjnore e drejtoi Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga ikonom at Jovani dhe at Spiro. Në hyrje të kishës Kryepiskopi u prit nga një grup fëmijësh, të cilët i dhuruan buqeta me lule dhe disa vajza hidhnin gjatë rrugës gjethe dafine dhe lule. Në këtë liturgji morën pjesë dhe fëmijët jetimë, që banojnë në një godinë të veçantë pranë kishës së Shën Vlashit.

Gjatë predikimit Kryepiskopi foli për jetën e Apostull Pavlit, i cili duke zbatuar porositë e Krishtit shëtiti në shumë vende të botës për të përhapur Ungjillin e Shenjtë dhe erdhi edhe këtu në Shqipëri. Ai porositi besimtarët që të lexojnë letrat që Apostull Pavli u ka dërguar bashkësive të ndryshme, për të mësuar nga ato dhe të nxjerrin mësime në punën e përditshme.

K. B.