EmailFacebookKontakt

Do të digjen brenda zjarrit të inatit të tyre…

Starec Zosimai (Dostojevski, “Vëllezërit Karamazof libër VI. 3,9), konstaton se Ferri është “tortura që mos të të dojë dikush”. Dhe plotëson: “Ka edhe njerëz që arritën në Ferr krenarë dhe si bisha, megjithëse njohin patjetër dhe shohin qartë të vërtetën e padiskutueshme. Këta përbindësha shkuan në partinë e Luciferit egoist. Dëshironin vetë Ferrin dhe nuk ngopen në të. Janë të dënuarit vullnetarisht. Mallkuan vetë veten e tyre. Ushqehen me fryrjen e tyre të ashpër, si i uritur në shkretëtirë që thith gjakun e vet. Por, nuk do të ngopen në jetë të jetëve, sepse refuzojnë ndjesën. Do të digjen në mënyrë të frikshme në jetë të jetëve brenda zjarrit të inatit të tyre, duke pasur etje për vdekjen dhe asgjësimin. Por nuk do të arrijnë tek ato”.