EmailFacebookKontakt

Pamvoi, oshënar (15 korrik)

Ndriçoi në Nitria, në jug të Aleksandrisë. Të dhëna për të ekzistojnë në librat e Lavsaikut, Jerondikonit dhe Evergjetinosit:

U luftua prej blasfemisë, por një zë ia karakterizoi si mëkat të huaj; le të mos dekurajohej. – Për tre vjet lutej që të mos lavdërohej në tokë, sa që vetëtinte verbueshëm! – Meqë shën Melania (31 dhjetor) i ofroi atje në Nitri, argjend të bollshëm, bëri urimet e rastit por nuk denjoi që ta shohë. Ajo u mërzit: “- Jerontjanë 150 kile! – E di Perëndia, bija ime…” Dhe urdhëroi ikonomin që ta ndajë të gjithë në manastire të varfra. – Ushqehej vetëm prej prodhimeve të dorës së tij. – Sa herë që e pyesnin për probleme në lidhje me Shkrimin ose të tjera, përgjigjej pas shumë kohe! Në meditim dhe saktësi ia kalonte edhe Andonit të Madh (17 janar). Kështu që kurrë nuk u pendua për fjalët që tha. Ishte dhe mësues i “Vëllezërve të gjatë (= të trungjeve të lartë)”. – Rekomandonte të ruhej e pastër dhe e pafajshme ndërgjegjja ndaj të afërmit. – Theksonte bindjen. – Rasot i donte kaq të thjeshta saqë nëse i ekspozonin për tri ditë asnjë të mos i merrte! – Në Aleksandri ku e ftoi Athanasi i Madh (18 janar) pa një lavire dhe lotoi për humbjen e saj, sepse edhe ai vetë nuk ishte i pëlqyeshëm ndaj Zotit aq sa e gjora ishte e pëlqyeshme ndaj të pamoralshmëve… – Nxiti laikët të puthnin murgjit përderisa gojët e tyre ishin të shenjtëruara prej lutjes. – Demonët që t’i shkaktojnë shpërndarjen e mendjes përpiqeshin dikur gjoja duke u munduar shumë, të ngrinin një pupël! Qeshi, pra ata gëzuan se triumfuan, por ai u sqaroi se pëlqeshte dobësinë e tyre. – Kur i erdhi ava Piori (17 qershor), kishte edhe ushqimin e tij, bukën e tharë, “që të mos i bëhej barrë”. Kur ia ktheu vizitën, kishte bukën e tij të tharë, madje të lagur!

Ndërroi jetë 70 vjeç (më 417 siç mendohet) pa u sëmurur dhe duke pandehur se nuk ishte as fillestar në virtyt. Pak para fjetjes së tij i dhuroi për kujtim Paladhit, shkrimtarit të Lavsaikut, një shportë, që porsa e kishte thurur. E varrosi Melania që mbajti edhe shportën.