Njëherë u sëmur deri për vdekje mbreti i judenjve, Ezekia, por u shërua nëpërmjet profetit Isaia. Mbreti i Babilonisë, që dëgjoi për sëmundjen, dërgoi një delegacion me dhurata që ta vizitonte.
U gëzua Ezekia dhe i tregoi me krenari, – siç duket – të gjithë thesarin e tij: argjend, ar, vajëra aromatike, enë të çmuara dhe gjithçka. “Nuk mbeti asgjë që nuk iu tregoi Ezekia… Dhe u fut Isaia profet tek mbreti Ezekia” dhe pasi e pyeti, mësoi ç’kishte ndodhur.
Atëherë ai i profetizoi mbretit, se do të vinte një ditë kur të gjitha këto do të rrëmbeheshin në Babiloni së bashku me pasardhësit e tij, të cilët do të bëheshin skllevër në pallatin mbretëror të saj (IV [sipas një emërtimi tjetër II] Mbret. 20. 1-18).
Parathënien e Isaisë e realizoi pushtuesi i madh, perandori i dëgjuar Nabukodonosor (IV [sipas një emërtimi tjetër II] Mbret. kap. 24-25).
Flet në mënyrë alegorike “jeronti i madh”, oshënar Varsanufi: “Kujdes, që të mos u tregosh kaldenjve [demonëve] thesaret e shtëpisë sate [virtytet], sepse të rrëmbejnë rob tek Nabukodonosori [djalli]”.