I nderuar Kryepiskop
i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë!
Ju falënderojmë shumë për kontributin tuaj, që keni dhënë për femijët e Shkollës së Re në kurimin e tyre për sëmundjet e dhëmbëve. Gjithashtu falënderojmë Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për ndihmesën e dhënë edhe për klubin e futbollit “Dajti” të Kamzës.
Ndihma dhe vullneti kurrë mos ju mungoftë për kontributin ndaj këtij komuniteti tepër të varfer e shumë të vuajtur. Zoti ju ndihmoftë në punën tuaj humanitare. Jemi shumë të kënaqur nga ndihma juaj dhe kërkojmë që bashkëpunimet tona në këto drejtime të jenë sa më të shpeshta.
Prof. Dr. Anastasi, ju urojmë jetë të gjatë dhe punë të mbarë në detyrën tuaj të shenjtë dhe humanitare.
Me falënderimet më të sinqerta
Kryetari, Agim Cani
Shefi i Seksionit të Arsimit Kamëz, Hamdi Doçi