EmailFacebookKontakt

Kisha “Shën Maria e Pazarit”, në Përmet

Kisha “Shën Maria e Pazarit”, në Përmet:
– U ndërtua rreth vitit 1600 dhe pati mjaft rindërtime e zgjerime të mëvonshme.
– Në foton sipër shihet një pamje e kishës dhe e mureve që rrethonin territorin e gjerë që i përkiste, përpara se të ktheheshin respektivisht në shtëpi kulture e lulishte. Ndërsa në foton poshtë, të vitit 1956, shihet një pamje nga afër dhe kopshti me pemë rrotull saj.
– Kisha u shndërrua në shtëpi kulture në vitet ’60.
– Në vitin 1997 u rinjoh si pronë e Kishës sonë.
– Në vitin 2001 mbaruan peripecitë gjyqësore dhe filloi të funksionojë përsëri si kishë.
– Në vitin 2002 u rihap një farsë gjyqësore nga Bashkia e Përmetit, me dokumente e ekspertiza të sajuara.
– Duan ta shkatërrojnë sërish në vitin 2004.