Konstandinopojë
Mesazh i Patrikut Ekumenik për përvjetorin e rëndësishëm
Në janar, Patriku Ekumenik Vartholomeu I, i drejtoi një mesazh Papës Joani Pavli II, me rastin e 40-vjetorit të takimit midis Patrikut Ekumenik Athenagoras I dhe Papës Pavli VI, në Jerusalem.
“Në këto ditë, kur ka dyzetë vjet, ndodhi takimi historik dhe i bekuar nga Perëndia në Jerusalem, midis paraardhësve tanë… ne i drejtojmë mendimet tona me mirënjohje ndaj kujtimit të tyre dhe drejt vizionit të unitetit të krishterë që ata ndanin. Është realizimi i këtij uniteti midis dy kishave tona motra në besën e përbashkët dhe misteret që ata donin t’u shërbenin me nisma dhe gjeste kurajoze”, – shkruan ndër të tjera Patriku Vartholomeu I, dhe vazhdon, se Patrikana Ekumenike është e gatshme të ndjekë këtë përpjekje.
Në 5 janar 1964, me nismën e Patrikut Athenagoras, gjatë vizitës së Papës në Tokën e Shenjtë, në Jerusalem, u realizua takimi i parë midis dy primatëve që nga koha e ndarjes, duke nisur një proces pajtimi, që do kulmonte në dhjetorin e një vit më vonë në heqjen e mallkimeve reciproke, të dhëna në vitin 1054.
Kisha orthodhokse në Afrikë dallohet për jetën e saj të gjallë dhe veprimtarinë misionare. Në foto: Çaste nga pagëzimi në orthodhoksë i një grupi të rinjsh të fshatit Ndasisu, në Gana.