Kohët e fundit u bë një ristrukturim i gjerë i Sinodit të Shenjtë të Patrikanës Ekumenike, që shihet si udhëheqësja shpirtërore e orthodhoksëve në botë. Ky ristrukturim solli disa risi. Më e rëndësishmja, ishte se për herë të parë që nga themelimi i Republikës Turke, në vitin 1923, në të u përfshinë dhe anëtarë që nuk janë qytetarë turq. Ata janë Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse të Amerikës, Hirësia e tij Dhimitri, Arqiepiskopi i Britanisë Jorgo dhe katër klerikë të lartë nga Greqia.
Ndër funksionet e Sinodit është edhe zgjedhja e Patriarkut Ekumenik, i cili deri tani duhej të ishte detyrimisht shtetas turk.