Falënderojmë përzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë firmat dhe donatorët vendas e të huaj si “Diekat”, “Përparimi SH.A” Durrës, “Polisterol”, “Avin Albania, SH.A”, “M.T. Construction, Sh.p.k” etj. për ndihmesën e çmuar që dhanë për Krishtlindjet me një kontribut prej 340.000 lekësh në dobi të të të varfërve dhe atyre në nevojë.
Gjithashtu falënderojmë ngrohtësisht komunitetin e Kishës Orthodhokse të Amerikës për dhuratat e Krishtlindjeve (lodra dhe ëmbëlsira) për 151 fëmijë jetimë, të cilat u përgatitën në pako nga stafi i zyrës “Diakonia Agapes”.
Me dashuri në Zotin tonë Jisu Krisht
Grupi i Grave “Përhapja e dashurisë”,
Tiranë