Ata që punuan për Kishën tonë
At Stanko Ilia Koja
Lindi në Gjinavec të rrethit të Peshkopisë, në vitin 1896. Mbas mbarimit të shkollës, shërbeu në Shpat të Elbasanit si prift për 3 vjet. Më pas shërbeu në Gollobordë, deri sa jetoi. Gjatë periudhës që shërbeu si prift mori kërcënime për vrasje nga persona joorthodhoksë.
Një ditë të martë, duke vajtur për të pagëzuar një fëmijë në fshatin Vërnicë, u vra gjatë rrugës nga tre persona, të cilët i kishin zënë pritë. Vrasësit kishin edhe precedentë të tjerë. Arsyeja e këtij krimi të shëmtuar ishte mbrojtja që ai i bënte fesë orthodhokse.
Vdiq në vitin 1941, në moshën 45-vjeçare, duke lënë gruan dhe dy fëmijë jetimë.
Dy prej vrasësve u ekzekutuan nga shteti në Peshkopi, njëri prej tyre nga frika e hakmarrjes u çmend dhe vdiq në psikiatri.
Më pas një zjarr që përfshiu fshatin dogji gjithçka, por kisha e Shën Kollit, ku shërbeu Ilia Koja, fatmirësisht shpëtoi. Por më pas disa persona të panjohur i vunë edhe asaj zjarrin.
Kërkesa e të gjthë besimtarëve orthodhoksë të fshatit është që kisha e Shën Kollit në Gjinavec të rindërtohet.
Spase Koja